Disidenti
Lajme

“Thaçi e “krasiti” veten me Specialen, Mustafën e pensionoi populli, Haradinaj po sillet rreth pragut”/ “Rrenat” e ish kryeministrave për Kurtin

0Shares

Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa
Sot (1 prill) shënohet dita ndërkombëtare e gënjeshtrës. Në këtë ditë, gazetari Xhevdet Pozhari ka përzgjedhur disa nga siç i ka quajtur, “rrenat” e ish drejtuesve të shtetit për kryeministrin Albin Kurti.

Ai i ka quajtur rrena deklaratat e Thaçit se Kurti financohet nga Irani dhe ka lidhje me Rusinë, ato të Mustafës se Kurti është amerikan, si dhe të Haradinajt se Kurti është mashtrues.

Kështu, sipas Pozharit, faktet lidhur me Kurtin janë të ndryshe.

Postimi i plotë:

Për 1 prill mjafton t’i rikujtojmë disa rrena publike që i kanë deklaruar ndër vite disa ish pushtetarë!

Rrenat:

Hashim Thaçi: Albin Kurti financohet nga Irani dhe ka lidhje me Rusinë

Isa Mustafa: Albin Kurti është anti-amerikan

Ramush Haradinaj: Albin Kurti është mashtrues

Faktet:

Hashim Thaçi “e krasiti” veten nga politika me Gjykatën Speciale.

Isa Mustafën e pensionoi vota e popullit sepse krejt e kuptuan se “pro-amerikanizmin” e përdor për ta mbuluar komunizmin.

Ramush Haradinaj po sillet qaty okolla pragut.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net