Disidenti
Lajme

Tërnava i drejtohet Kurtit për shaminë

0Shares

Kreu i Bashkësisë Islame i është drejtuar Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që ta shfuqizojë një urdhërese administrative për lejimin e shamisë në institucione publike. Sipas tërnavës kjo kërkesë është e BIK dhe e besimtarëve myslimanë.

Kurti në të kaluarën kishte thënë se partia e tij nuk e ka në program ndalimin e mbulesës duke thënë se grave të moshës madhore u takon vetë të vendosin se a duhet të bartin shami a jo.

Përvec Kurtit, Tërnava ka kërkuar edhe nga MASHT që të veprojnë.

“Është kërkesë e kamotshme e Kryesisë së BIK-ut, institucioneve të saj dhe besimtarëve myslimanë që të shfuqizohet, respektivisht të hiqet e tëra pika 1.13 e nenin 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, ngase është diskriminuese, dhe si e tillë në disa raste ka pas tentime që duke u thirr në këtë udhëzim, respektivisht në këtë nen t’u mohohet e drejta e shkollimit nxënëseve që bartin mbulesën myslimane – shaminë.

Kërkojmë nga organet kompetente, Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, si dhe nga kryeministri z. Albin Kurti, që sa më parë ta anulojnë këtë vendim, që në vete është diskriminues ndaj qytetareve të Kosovës – fëmijëve tanë.

Mirëpo, kjo kërkesë e kamotshme e BIK-ut nuk duhet politizuar e as polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi e korrektësi maksimale.

Myftiu i Kosovës,

Naim ef. Tërnava”

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net