Tërmkolli, përmes një postimi në Facebook, tha se “e djathta kombëtare në Kosovë si formacion politik edhe formalisht ka ra me rënien e LDK-së në duar të “Soros-istëve”, “Ora-istëve” “Riinvest-ëve” dhe pakurrizorëve tjerë që e quanin veten rugovistë. Në një Kosovë me shumicë djathtiste!”

“Bravo Fatmir Sejdiu e Nexhat Daci!

Bravo Sabri Hamiti e Isa Mustafa & Co!

Bravo Vjosa Osmani & Co!

Bravo akademikë të LDK-së!

U realizua pikë për pikë plani e projekti i Akademisë së Serbisë!

Këtu jemi!”, ka shkruar Tërmkolli.

Pakënaqësinë e saj me zdhedhjen e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së, Tërmkoilli e ka shprehur menjëherë pas përfundimit të Kuvendit Zgjedhor më 14 mars, kur kishte cituar vargje nga poema ‘Metamorfoza’ të  Gjergj Fishtës “T’a dijë Shqypnija, prá, e sheklli mbarë, se ma mbas sodit, un s’jam shqyptar”.