Disidenti
Lajme

Të shtëna me armë në fshatin Carallukë të Istogut, 21-vjeçari gjuan me armë të gjatë

0Shares

Rastet  e të shtënave me armë në vendin tonë janë goxha të shpeshta dhe shpeshherë përfundojnë me plagosje. Pothuajse në të gjitha rastet të dyshuarit mbajnë armë ilegale, të cilat i përdorin me të madhe, duke cenuar edhe sigurinë e qytetarëve. Një rast i tillë ka ndodhur sot në Istog, raporton Gazeta Sinjali.  

Këtë herë, të shtënat janë dëgjuar në fshatin Carallukë, ku një 21-vjeçar gjuajti me armë nga shtëpia e tij, duke trazuar banorët në atë pjesë.

Siç merr vesh Sinjali, i dyshuari ka shkrepur armën e gjatë disa herë nga shtëpia e tij, për motive akoma të panjohura.

Posa rasti është denoncuar, njësitë policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku edhe është kryer bastisje.

Arma që dyshohet se është përdorur nga i riu është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëror në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net