“Në këtë takim OHT ka pasur kërkesa të qarta, me ç’rast është kërkuar hapje në tërësi për të gjitha subjektet hoteliere/turistike, duke përfshirë hotelierinë, gastronominë, pishinat, sallat e dasmave, dekoret etj,.
Mirëpo, nga ky takim u premtua se Hoteleria dhe Gastronomia do të hapet me datë 18 Prill, me orar deri 22:30 apo 23:00!”.
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës njofton se ende nuk ka marrëveshje për mbajtjen e dasmave.
“Për momentin, sektori i dasmave ka mbetur pezull, dhe do të mund të funksionojnë vetëm sallat me ambient të jashtëm, ndërsa për sallat e mbyllura akoma nuk ka një kohë të cekur se kur mund të fillojnë, me gjasë mbetet deri të ndodh vaksionimi i 60% të popullsisë”.
Oda e Hotelierisë dhe turizmit kërkon që të përshpejtohet vaksinimi i popullsisë në mënyrë që të mund të funksionojnë të gjithë sektorët gjatë stinës së verës.