Kontejnerët që i punuan të burgosurit e Burgut të Dubravës, kanë dal në përdorim nga kjo e premte.
Ato iu dhuruan Komunës së Istogut, derisa për këtë salduesit e prapa grilave ishin fort të lumtur.
20 shportat e para e kishin cak shkollën “Bajram Curri” në Istog, por jo të gjitha do të mbesin aty.
Drejtori i shërbimeve publike atje, Abedin Kabashi, tha se disa do të vendosen edhe në parkun e Banjës si dhe në Gurakoc.