Disidenti
Lajme

“Të bëmat dashakeqëse të Hashim Thaҫit dhe Isa Mustafës, që po duhet t’i paguaj tani Albin Kurti”

Duke komentuar ngjarjet politike, aktuale në vend, njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj në një prononcim për ‘Bota sot’ ka kujtuar edhe periudhën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke thënë se konfirmimi i kësaj pavarësie, nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, sikur ishte e mjaftueshme për sovranitetin e Kosovës, në kufijtë ekzistues të saj. Për fatin e keq të Kosovës dhe të popullit të saj, Presidenti Rugova ishte shuar fikzikisht.

Lufta për pushtetin partiak brenda LDK-së, u ndez. Burra të shkolluar bollshëm, me një përvojë solide politike, edhe pse hynë në garë për kreun e LDK-së, nuk e përballuan humbjen. As pala fituese nuk e menaxhoi mirë fitoren dhe nuk bëri asgjë, për ta shmangur ndarjen e paralajmëruar të partisë. Rrjedhimisht, fajësia ishte dy palëshe.

“Serbia përgjonte, kujdesshëm, rrjedhat politike në vend. Shkuarjes në amshim të Rugovës, iu gëzuan partitë-banda të PAN-it dhe Serbia. Gjykata Ndërkombëtare e Hagës shpalosi krimet faktike të disa komandantëve, kryesisht, të vrasjes të ushtarakëve të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; të veprimtarëve të LDK-së; të gazetarëve të guximshëm dhe me integritet; të aktivistëve të hershëm të LPK-së, të gjithë shqiptarë, të përkushtuar fort për lirinë e Kosovës, pjesë e luftës çlirimtare. Vrasjet ishin politike, me motive ultra të ulëta: “Marrja e pushtetit me dhunë e gjak, njësoj siç e mori kryekrimineli shqiptar Enver Hoxha, pas Luftës së Dytë Botërore”, vlerëson ai.

Tutje, Zeqiraj thotë se nga burimet serbo-sllave, Carla del Ponte e DickMarty siguruan fakte e prova për krimet e luftës, nga disa komandantë kriminelë shqipfolës dhe botuan libra. Senatori zviceran, DickMarty, hartoi një rezolutë, plot krime, në mes tjerash edhe për transplantim dhe shitje organesh. Dhe, Këshilli i Evropës e aprovoi atë. Për rrjedhojë u kërkua themelimi Gjykatës Speciale, të cilën e ratifikoi edhe Kuvendi i Kosovës. Serbia përfitoi nga rasti dhe u hodh në sulm, për të balancuar krimet e shqiptarëve viktima, me ato të soldateskës vrastare serbe. Njëherësh, e rriti pazarin me kërkesa absurde, me synime e pretendime hisedare në pushtet, brenda Kosovës dhe zgjerime territoriale.

“Ndonëse zotëronte dosjet kriminale të komandantëve pushtetarë të Kosovës, shantazhoi e kërcënoi me hapjen e tyre, duke imponuar dialogun politik, të kamufluar me atë teknik. Për ta shpëtuar të gjithëpushtetshmin Hashim Thaçi nga drejtësia, u angazhua një lukuni e tërë servilësh e puthadorësh, jo vetëm nga soji i tij majtist, por edhe nga LDK-ja djathtiste.Tradhtia nismoi me vrasjen e dhjetëra dhe dëbimin e 12 mijë shqiptarëve, nën hundën e KFOR-it francez dhe agjentit të tyre Hashim Thaçi, i cili amortizoi çfarëdo kundërshtie, me premtimin e rremë dhe kriminal se “do t`ju kthej në shtëpitë tuaja së afërmi!” Dhe, jo vetëm që nuk u bë kthimi i tyre, përkundrazi vazhdoi shpërngulja e heshtur edhe e mijëra shqiptarëve të tjerë nga veriu i Mitrovicës. Ishte bashkëpunëtori i Thaçit, Bardhyl Mahmuti, ai që denoncoi konspiracionin e Hashimit me agjentin e Shërbimit Sekret francez, DamjanArnaud, konfirmuar edhe nga drejtori i Qendrës Informative të Francës”, thotë Zeqiraj.

Analisti thotë se, në vazhdën e veprimtarive konspirative, nën shantazhin e kërcënimin e Serbisë, kryeministri Hashim Thaçi nënshkroi Asociacionin më 2013, për ta përsëritur Isa Mustafa më 2015. Dhe, sot Qeveria Kurti përballet me trysninë, për zbatimin e atyre marrëveshjeve të pista, të bëra nga tandemi zuzarë Hashimi-Isa.

“Sikur nuk mjaftoi gjëma që i shkaktuan Kosovës, disa komandantë me bandat e tyre vrastare, duke ia ekzekutuar bijtë e saj më të mirë luftëbërës. Rrjedhojë e këtyre krimeve është shantazhi i Serbisë, me dosjet faktike, ndaj komandantëve. Tani, disa syresh janë arrestuar, presioni i zbatimit të marrëveshjeve i faturohet qeverisë aktuale. Dhe, zbatimi i tyre është hiç më pak se bërja e Serbisë hisedare në sundimin e Kosovës. Pjesë e fajësisë faktike të komandantëve pushtetarë, është edhe BE-ja. Ajo ishte dhe është në dijeni të krimeve të komandantëve dhe të shantazhit të Serbisë. Edhe pse disa vite BE-ja, përmes misionit të saj UNMIK-ut, bashkëqeverisi me komandantët, bëri tri faje të rënda”, vlerëson Zeqiraj.

Ai këto faje i ka renditur si më poshtë:

1) Ajo i heshti krimet e komandantëve për vrasjet politike, haraçin, duke i favorizuar edhe për uzurpimet dhe zhvatjet gjithëfarëshe nga buxheti i lodhur i Kosovës. Arrestimet e komandantëve kriminelë, nga UNMIK-u, ishin bazale e faktike. Por, lirimi dhe pafajësia e tyre ishte fiktive, e rrejshme. Thënë qartazi: administrata e BE-së, përkatësisht, UNMIK-ut, me Kouchnerët e saj, u dorëzuan para komandantëve dhe bandave të tyre kriminale, që vazhduan të vrisnin edhe pas luftës, përfshi këtu edhe dëshmitarët e mundshëm dhe vetë pjesëtarët e bandave të tyre, për t`ua faturuar krimet vrastare, pas ekzekutimit të tyre. Të shenjëstruarit e tyre ishin edhe badiguardët e komandantëve, që dinin shumë për krimet e shefave të tyre.

2) BE-ja e përkëdheli Serbinë, me një tolerancë proverbiale, për veprimet e saja mospërfillëse ndaj Kosovës të shpallur e pavarur, por, edhe ndaj vetë BE-së. Gatishmëria për koncesione ndaj Serbisë dhe të komandantëve pushtetarë të shantazhuar, ishte një ujdi edhe me gatishmërinë e BE-së! Dhe, për çudë, edhe pse tradhtia e komandantëve, në këmbim të lirisë personale, u ndërpre me arrestimin e tyre, BE-ja ngulmon në zbatimin e atyre marrëveshjeve fatale për Kosovën, të bëra në konspiracion e fshehtësi të popullit, të strukturave shtetërore e partiake!

Shembullojmë – me 24 hektarët tokë kontestuese për Manastirin e Deçanit. Edhe pse shpërfillet dokumentacioni kadastral e pronësor i hershëm, pranohet falsifikueshëm e përçudshëm, dokumentacioni i bërë në kohën e pushtimit të egër të Millosheviçit! Një fakt domethënës, i dëshmuar me hartë, nga vet presidenti Vuçiq, i cili denoncon Hashim Thaçin, më parë kryetar i PDK, kryeministër e, së fundi, president, për vijëzimin e bërë, për rrugën ndërshtetërore: Kosovë, me nismën nga Deçani, përshkon bjeshkët dhe kufirin për Mal të Zi, duke vazhduar rrenzë Alpeve, Mbishkodër dhe për të përfunduar në Adriatik.

Thaçi-Vuçiqdakordohen për devijimin e rrugës, duke e pranuar, individualisht, dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit, të bëhen tri ngjitje dhe po aq zbritje lakore, – kodra pas bregut -, për të anashkaluar hektarët e uzurpuar nga kisha, duke dalur në një grykë të largët.

Veç arsyes pronësore, popat kishtarë arsyetojnë devijimin e rrugës, me sugjerimin e vet Thaçit, siç e përdorë Vuçiqi, si alibi, për ta pranuar Kosova, jep edhe një arsye shtesë: “Kisha, si objekt kulti fetar, kërkon qetësi, andaj rruga anash Manastirit pengon, sepse prishë qetësinë”! Ndërkohë, zyrtarët e komunës së Deçanit, më i zëshmi, Bashkim Ramosaj, e kanë analizuar këtë ankesë dhe premtuan garantimin për shurdhimin, mbytjen e e zhurmës, duke propozuar tri llojet e praktikave shurdhuese të zhurmave, të cilat i përdorin shtetet më të zhvilluara të botës. Ata ishin gadipë t`u ofruar personelit të Manastirit të zgjedhë teknikën më ciklësore, për mbytjen e çfarëdo zhurme.

Megjithatë, punimet e autorrugës, që lidhë tri shtetet e Ballkanit Perëndimor u pengua, njëanshëm, nga KFOR-i, duke ndërprerë, arbitrarisht, punimet e autorrugës, shumë të nevojshme dhe po aq domëthënëse në lidhjet qarkulluese lehtësuese të tri shteteve! Ky fakt flet shumë, për lidhjet speciale të BE-së me Serbinë dhe koncesionet që i bënë asaj, gjithëherë, në dëm të shtetit të ri të Kosovës.

Kryetari i komunës Ramosaj, në dëshpërim të thellë, për këtë padrejtësi të pajustifikueshme, përveç Serbisë, BE-së, KFOR-it, akuzoi rëndë edhe strukturat pushtetare të Kosovës: “Më tradhtuan të gjithë, pa përjashtim!” Dhe, vërtet, kemi të bëjmë me një krim – suigeneris -, të bërë, fillimisht, nga kasapi i Ballkanit, Millosheviç dhe tani të mbrojtur nga BE-ja dhe KFOR-i! Dhe, kjo cënon sovranitetin të shtetit të Kosovës dhe lëndon shqiptarët e kudondodhur, konsiderohet dhe, faktikisht, është padrejtësi e provokim i rëndë, pothuajse, mujëshor dhe i qëllimshëm. Palët e cituara në fajësi, duhet t`ia bëjnë të qartë Serbisë dhe Manastirit se tokat e shqiptarëve, të uzurpuara nga kryekrimineli Millosheviç, nuk mund të mbahen mëtej në pronësi të paligjshme.

3) BE-ja, gjithssesi, fajësohet edhe për mosbërjen sa duhet, që pesë shtetet e Evropës së Bashkuar ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Dhe, po të kishte angazhimin e duhur, vështirë se mund ta refuzonin kërkesën e BE-së, për njohjen e Kosovës, kur kemi parasysh shtete si Qipro, Sllovakia, Rumania, Polonia, Spanja, të cilat kanë vartësi politike dhe ekonomike nga BE-ja.

Më parë “Rojat e Urës” së Ibrit, tani bllokimi i rrugëve kryesore, për Serbi dhe Evropë, nga bandat serbe të veriut të Mitrovicës dhe të komunave tjera, me shumicë serbe, natyrisht, me urdhër të Beogradit, BE-ja po i toleron, si normale, si e drejtë e protestimit, në rastin konkret të Reciprocitetit, në raportet Kosovë-Serbi. Atëherë, shtrohet pyetja pse shtetet e Quintit dhe të tjerat, tej 100 shteteve e njohën pavarësinë e Kosovës, në kufijtë ekzistues?!

Milaim Zeka: Femrat e Kosovës janë të bukura, por 50% e e tyre, e kanë zërin si të meshkujve!

Disidenti.net

‘Gruaja e harruar’ e protestës së 1 tetorit: I dhamë fund heshtjes, Albin Kurti ishte aktivist i shquar

Disidenti.net

Vajzat nga Peja që u gjetën s’pranuan të kthehen në shtëpi – Flet babai i njërës prej tyre

Disidenti.net
Disidenti

“Të bëmat dashakeqëse të Hashim Thaҫit dhe Isa Mustafës, që po duhet t’i paguaj tani Albin Kurti”