Zëdhënësi i talebanëve, i cili po mban konferencën e tij të parë për shtyp, ka thënë se po punojnë seriozisht për formimin e qeverisë dhe se do të njoftojnë për krijimin e saj pasi të përfundohet.
“Pasi të formohet qeveria, ne do të vendosim se cilat ligje do t’i paraqiten kombit”, thotë Zabihullah Mujahid.
“Ne i kemi të gjithë kufijtë nën kontrollin tonë”.
Po ashtu, ai para mediave tha se i kanë falë të gjithë qytetarët dhe thanë se nuk duan që ata të ikin nga vendi.
“Ne i kemi falë të gjithë në dobi të stabilitetit ose paqes në Afganistan. “Luftëtarët tanë, njerëzit tanë, ne të gjithë do të sigurohemi që mund të përfshijmë të gjitha palët dhe fraksionet e tjera. Ata të cilët humbën jetën nga luftimet me armikun, ky ishte faji i tyre. Ne pushtuam të gjithë vendin brenda pak ditësh. Pas formimit të një qeverie, gjithçka do të jetë më e qartë”.
“Ka siguri të plotë në të gjithë vendin. Askush nuk do të jetë në gjendje të rrëmbejë askënd. Ne do të kemi gjithnjë e më shumë siguri nga dita në ditë. Ne nuk duam që dikush të largohet nga vendi. Kemi vendosur amnisti. Asnjë armik nuk do të ndiqet”.