Disidenti
Lajme

Talibanët bëjnë foto nga ulësja e presidentit të Afghanistanit

0Shares

Talibanët tashmë kanë marrë presidencën e Afghanistanit me dhunë, duke e obliguar të largohet presidentin e vendit Ashraf Ghani.

Sipas gazetarit afgan, Bilal Sarwary i cili ka folur me dy afganë të përfshirë direkt në negociata, ku thuhet se pjesë e marrëveshjes ishte që edhe vet presidenti Ghani të bashkohej me cermoninë e kalimit të pushtetit në mënyrë paqësore ashtu siç kërkuan talibanet, por që ai zgjodhi që së bashku me ndihmësit e tij të largohen nga vendi.

“Punonjësit e pallatit thuhet se u thanë të largoheshin dhe pallati ishte bosh”, teksa talibanët më vonë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se e kishin marrë atë nën kontroll.

Ndërkaq, në ‘Twitter’ sapo është publikuar fotografia ku shihen talibanët ta kenë uzurpuar ulësen e presidentit të Afghanistanit.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net