Disidenti
Lajme

Sokol Halili dyshohet se edhe një natë më herët ishte te QKUK-ja, e priste viktimën në oborr

0Shares

Janë bërë më shumë se 14 orë nga vrasja makabre e Hamide Magashit nga ish-burri i saj, Sokol Halili. Vrasësi i gruas nga Lipjani vazhdon të jetë ende në arrati pas vrasjes së 35 vjeçares në oborrin e QKUK-së.

Indeksonline ka kontaktuar me njëren nga gratë shtatzënë që kishte kontakt me të ndjerën ditëve të fundit.

Ajo në kushte anonimiteti ka thënë se ish-burri i saj, Sokol Halili edhe një natë më parë ka qenë te QKUK-ja dhe e ka ftuar disa herë që të del në oborrin e gjinekologjisë për të kontaktuar me të.

“Më ka treguar që ka qenë e ndarë me burrë dhe ka patur probleme të vazhdueshme edhe gjatë shtatëzanisë ngase ai e ka kontaktuar vazhdimisht. Një natë para vrasjes e ka thirr tërë kohën që të dal jashtë në oborr, por që nuk pranonte të dilte. Më tregoi shkurt edhe se çfarë i tha ish-burrit. Më thonte se i shkroi se nuk ka çfarë kërkon nga ajo dhe se fëmija është i saj” ka thënë njëra nga shoqet e repartit të gjinekologjisë në kushte anonimiteti.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net