Disidenti
Lajme

“Skandaloze, e shkretë, e mjerë dhe e dëmshme”, analisti reagon ashpër ndaj Adixhikut dhe opozitës, ja çka i kujton LDK-së

Analisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, ka reaguar pas refuzimit të LDK-së për front të përbashkët opozitar.

Maxharraj thotë se lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku befason me deklaratën e tij se Kosovës nuk i duhet një front i bashkuar opozitar.

Sipas Maxharrajt ai ka harruar se dikur LDK-ja nuk mund të bënte as një hap pa PDK-në, me të cilën ishin në pushtet.

Madje, ai deklaratën e të parit të LDK-së e quan skandaloze.

“Befason Adixhiku: LDK-ja refuzon frontin e përbashkët opozitar. Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku befason me deklaratën e tij se Kosovës nuk i duhet një front i bashkuar opozitar. Ai thotë së LDK nuk ka lidhje me PDK-në, AAK-në e as me pak me partitë tjera parlamentare. Ky ka harruar se dikur LDK-ja nuk mund të bënte as një hap pa PDK me të cilën ishin ne pushtet. Deklaratë befasuese e më shumë skandaloze. Ky ka harruar se pa një front të përbashkët opozitar nuk ka opozitë të vërtetë, por ka opozitë të shkapërderdhur siç është tani, ku secili lider i partive opozitare paraqitet se shan në vete, sulmon qeverinë vend e pa vend kur ajo i kritikon të këqijat e kësaj opozite kur ishte në pushtet, por aspak e fare pak është kritike ndaj Serbisë e presidentit Vuçiq, i cili tani e 20 vjet po mundohet ta shfuqizojë sovranitetin e Kosovës përmes formave të ndryshme të dhunës, duke manipuluar me pakicën serbe ne veri përmes arshikëve të tij kriminelë si Radojqiqi, Rakiqi Veselenoviqi etj”, ka shkruar Maxharrajt.

Sipas Maxharrajt, kjo opozitë është e shkretë, e mjerë, e pa unitet dhe shumë e dëmshme për Kosovën.

“Opozita e shkapërderdhur nuk është unike as ndaj qeverisë se Kosovës e cila po përballet me presione te fuqishme si nga Serbia e bile edhe nga ndërkombëtarët për të krijuar Asociacionin një etnik serb, pra një Srpska Republika brenda Kosovës. Kjo opozitë e shkretë, e mjerë e pa unitet është shumë e dëmshme për Kosovën në vend që të bëhen bashkë me pozitën për punët e mëdha që kanë bëjnë me të ardhmen e shtetit.

Kjo opozitë, pra pasi përbëhet nga adoleshentët politikë më shumë harxhon kohë në pasqyrë duke u krerë, e duke u ngjyrosur se sa angazhohen për shtet ndërtimin e Kosovës.

E mjerë Kosova se kë ka në opozitë, kur për asgjë nuk mund të merren vesh mes veti, e lëre më për angazhimin e saj për çështjet madhore të shtetit, e sidomos nuk është front i përbashkët kundër armikut tonë shekullor Serbisë të cilën më shumë e miklojë atë se sa e ndihmojnë qeverinë e Kosovës”, ka thënë Maxharraj.

Si e priti nëna e Luizit “dasmën” e tij me Kiarën?

Disidenti.net

Kurti: Nuk shantazhohemi, nuk frikësohemi, s’është fer t’i bëhet presion shtetit më pro-amerikan në Ballkan

Disidenti.net

Momente tmerruese gjatë fluturimit Prishtinë-Bazel: Udhëtarët përplasen për tavan nga turbulencat

Disidenti.net
Disidenti

“Skandaloze, e shkretë, e mjerë dhe e dëmshme”, analisti reagon ashpër ndaj Adixhikut dhe opozitës, ja çka i kujton LDK-së