Por, ai ka shtuar që për ta ndryshuar atë, duhet të votojnë 2/3 e deputetëve të pakicave në Kuvendin e Kosovës.
“Nuk e di nëse ka ndonjë vend ku pushohet dyfishë. E pakuptimtë është që të mos punohet në ditët e javës, kur festa është në fundjavë. Njësoj është edhe pushimi për ‘9 majin’, ku punohet gjithandej nëpër Evropë, kurse ne pushojmë”, tha Ramadani.
Ai thotë se “ky Ligj që është një prej 28-ve me rendësi vitale në Republikën e Kosovës në Komisionin për Administratë Publike ku ai është anëtar, po trajtohet prej vitit 2018.
“Do të vazhdojmë të merremi me këtë mënyrë të gabuar ‘pushimi’, por asnjëherë duke mos rënë prehe e pazareve të Listës Serbe” përfundoi ai.
Çështja e ditëve kur në vendin tonë pushohet është ri-aktualizuar këtë muaj kur për shkak të 1 Majit dhe Pashkëve Ortodokse, zyrtarët e institucioneve publike pushuan katër ditë.
Kështu që, është kritikuar edhe një herë numri i madh i festave zyrtare që po shfrytëzohen në Kosovë.
Ndryshimin e ligjit për festat zyrtare e ka kërkuar edhe Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK). Përfaqësues të kësaj organizate kanë kërkuar ndryshim-plotësimi i këtij ligj të bëhen me urgjencë.
“Është praktikë e cila ka dëmtuar dhe po e dëmton vendin jo vetëm në aspektin financiar por edhe në aspektin e reputacionit ndërkombëtar, sepse asnjë vend tjetër nuk e zëvendëson pushimin në një datë tjetër”, thuhet në komunikatën e OAK.
OAK kërkon që ditë pushimi të jetë vetëm dita e cila bie festa dhe të mos zëvendësohen me ditët vijuese.
“Po ashtu, referuar kësaj çështje, është e rëndësishme dhe OAK kërkon që festat për nder të komuniteteve të jenë ditë pushimi për këto kategori, por jo edhe për gjithë vendin”./Albanianpost.com