Disidenti
Lajme

Sinjal pozitiv për Kosovën, pas takimit të Kurtit e Osmanit me Blinken – paralajmërohet kushtëzimi i Vuçiqit

0Shares

Ditë më parë në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani Sadriu u pritën në takim nga Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.

Gjatë këtij takimi, që cilësohet si një nga më të rëndësishmit për vendin tonë, u diskutua për rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.

Në takim u ritheksua që Republika e Kosovës deri më tani është angazhuar në mënyrë konstruktive dhe kreative në procesin e dialogut, dhe se është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

E lidhur me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli opinionisti Dedë Preqi.

Fillimisht, ai tha se ishte diçka e rrallë se si u ftuan në Uashington edhe kryeministri edhe presidentja, derisa tha se kjo ishte edhe një goditje për opozitën që e cilësonin Kurtin si ‘antiamerikan’.

“Do të ishte një rast i rrallë që në Uashington të SHBA-ve, të ftohen përnjëherësh presidentja dhe kryeministri i një vendi, sikur u ftuan në këtë rast në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilët u priten nga nivele të larta të administratës Beiden, si nga sekretari i shtetit amerikan z.Antony Blinken dhe të tjerë.

Është bërë shumë zhurmë dhe fjalë të pa kripura nga opozita kosovare në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, si një «antiamerikan», apo një njeri që e ushqen antiamerikanizmin dhe kjo formë e një niveli të ulët e një shoqërie njerëzore paraqitet me tiparet e saj të shpërfillura deri në ditët e fundit, apo gjerë sa ishte Albini në Amerikë disa ditë më parë, sikur arriti vetëm te fundi i shkallëve të Shtëpisë së Bardhë, por jo edhe më lartë”, deklaroi opinionisti.

Sipas Preqit, takimi Kurti-Osmani-Blinken dëshmon se populli amerikan janë në miqësi të vazhdueshme dhe të përhershme me popullin e Kosovës.

“A duhet të polemizohet edhe tani, apo të nënvlerësohet çështja e shkuarjes së kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti dhe zonjës presidente, dr. Vjosa Osmani, këto ditë në SHBA, të cilët u priten me shumë përzemërsi nga sekretari i shtetit z, Antony Blinken, në Shtëpinë e Bardhë, duke marrë mbështetje dhe vlerësime të larta nga administrata dhe mesazhet e presidentit Biden.

Kjo dëshmon se ky vend dhe populli amerikan janë në miqësi të vazhdueshme dhe të përhershme me popullin e Kosovës, dhe gjithë kjo miqësi shtrihet dhe shkrihet edhe tani me qeverinë e z. Albin Kurti dhe presidenten e shtetit të Kosovës, z. Vjosa Osmani, një lidhje e cila është e pastër dhe e fuqishme që gjithnjë e më shumë zgjerohet dhe reflekton në mes këtyre dy vendeve mike, dhe nënkupton se rruga e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore do të ishte e kamotshme, duke vlerësuar edhe kohën e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova”, theksoi ai.

Gjithashtu, Preqi këtë vizitë në Uashington e vlerësoi si historike, duke përmendur edhe çështjen e dialogut, ku opsioni i vetëm është njohja reciproke mes dy shteteve.

“Vizitën e autoriteteve të larta të Kosovës dhe autoriteteve të SHBA-ve, në Shtëpinë e Bardhë, do ta quanim dhe si një vizitë historike, duke veçuar në këtë rast edhe nënshkrimin e Marrëveshjes për Programin Kompakt me MMC, në vlerë prej 236, 7 milion dollarësh, një investim më kapital deri më tani për energji dhe ekonomi të vendit tonë që u nënshkrua nga ministerja e Ekonomisë, z.Artanë Rizvanoli dhe zonjës Olbrait, në prani të administratës dhe sekretarit amerikan z.Antony Blinken, zonjës presidente Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Gjatë takimit presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, me sekretarin e shtetit amerikan, qeveria e Kosovës, mori mbështetje nga administrata Biden, por edhe vlerësime për arritjet e saj në fushat ligjore dhe zhvillimore, ku përveç tjerash temë ishte edhe dialogu me Serbinë, me ç’rast SHBA-të, janë të interesuar që sa më parë të përshpejtohet dhe përmbyllet dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, duke ditur se ky vend nuk heq dorë nga opsioni i njohjes reciproke në mes dy shteteve”, nënvizoi Preqi.

Të përqendrohemi te pyetja se ky takim a do ti hap rrugë procesit të dialogut Kosovë-Serbi, në Bruksel, dhe cilat mund të jenë përfitimet e këtij takimi?

Kurse, sa i përket, mundësisë së një arritjeje të marrëveshjes më të shpejt më Serbinë, opinionisti tha se Kosova dhe Serbia, duhet të pajtohen një ditë me njëra-tjetrën, edhe pse janë larg me koncepte dhe veprime që të bëjnë një gjë të tillë.

“Kosova ka përjetuar tronditje të mëdha dhe ka përjetuar të gjitha kalavaret e vuajtjeve nga regjimi i Serbisë fashiste, e cila edhe sot ka shqetësime të përditshme, sepse edhe në këtë kohë të pavarësisë së saj, ky vend nuk po mundet ta gjejë vetën dhe të gëzojë të drejtat dhe liritë e veta njerëzore dhe shtetërore nga pengesat dhe ndërhyrjet e shtetit serb në çështjet e brendshme shtetërore të Kosovës, dhe në proceset e integrimeve euroatlantike të saj.

Kosova dhe Serbia, duhet të pajtohen një ditë me njëra-tjetrën, edhe pse janë larg me koncepte dhe veprime që të bëjnë një gjë të tillë, sepse në një mënyrë sipas përpjekjeve të Serbisë së sotme, kjo nuk ka ndryshuar fare nga konceptet e vjetra antishqiptare, duke mos pranuar krimet dhe duke mos pranuar një kërkim-falje për gjenocidin që ka shkaktuar ndaj viktimave të pafajshme, dhe duhet ta pyesim vetën, athua vallë është tejkaluar kjo tronditje e rëndë njerëzore aq lehtë, që ky shndërrim i botës nuk është në gjendje të përfaqësohet me imazhin e vet të ri, ndonëse njeriu ende nuk e ndien vetën të lirë në shtetin e vet edhe këto ditë të demokracisë dhe lirisë”, potencoi ai.

Më tej, Preqi përmendi faktin se janë bërë përpjekje të vazhdueshme që përmes bisedimeve të mbyllet marrëveshja Kosovë-Serbi, por që shkaku i Vuçiqit nuk u arrit një gjë e tillë.

“Janë bërë përpjekje të vazhdueshme që përmes negociatave në mes palëve në Bruksel, të përafrohet dhe përmbyllet një marrëveshje paqësore në mes të dyja vendeve, dhe kjo marrëveshje të rezultojë me njohjen reciproke, mirëpo kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjithnjë u bënë bishtërime takimeve në mes palëve, sikur kjo palë nuk është e gatshme dhe neglizhohet të bëjë një marrëveshje paqësore me Kosovën, sikur ndodhi këto ditë korriku, duke shtyrë takimin e paraparë në Bruksel me kryeministrin Albin Kurti, dhe pastaj, duke e lënë fajtor palën shqiptare për një gjë të tillë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk është i sigurt në vetvete, duke e humbur besimin dhe qartësinë e vet për paqe, sepse dhe historikisht ky popull nuk e ka traditë paqen njerëzore. Dhe kështu në këtë mënyrë lind një problematikë e veçantë e një marrëveshje paqësore në mes këtyre palëve, kur Vuçiq edhe vetë e pohon se me Albin Kurtin, nuk mund të negociohet dhe dialogohet, dhe lind pyetja pse, sepse kryeministri Kurti, e ka kushtëzuar duke kërkuar vetëm të drejtat e veta, të cilat e plotësojnë njëra-tjetrën në mënyrë të ndërsjellë, apo reciproke, që nënkupton edhe përmbylljen e këtij kapitulli, përtej sëcilës nuk mund të shkohet ndryshe më tutje”, shpjegoi opinionisti.

Ndër të tjera, ai shtoi se Kosova dhe populli i aj mbështeten fuqimisht nga SHBA-të, dhe ajo që mund të përfitohet nga ky vend, është miqësia e përhershme

“Dhe për të arritur qëllimin e një marrëveshje paqësore në mes Kosovës dhe Serbisë, lindja e këtij koncepti përkon vetëm me hedhjen e politikave dhe fuqisë së SHBA-ve, po ashtu edhe me ndërmjetësimin e BE-së, që i mundësojnë palët të pajtohen dhe të përcaktojnë rrugën e tyre, në mënyrë që të shkëputen nga konceptet e vjetra të urrejtjes dhe tragjedive, dhe të gjejnë vetveten, idetë qarkulluese dhe ndërlidhjen në mes tyre në një marrëdhënie të ndërsjellë përballë njëri-tjetrit, si dy fqinjë dhe dy shtete të barabarta.

Prandaj, Kosova dhe populli i këtij vendi, mbështetet fuqimisht nga SHBA-të, dhe ajo që mund të përfitohet nga ky vend, është miqësia e përhershme me popullin amerikan, duke pranuar këshillat dhe mbështetjen e këtij vendi në gjitha format e mundshme, si edhe kriteret e vlerave të nxjerra nga ajo që është më njerëzore”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.

Afat deri në shtator- Çka thuhet në kërkesën e ministrisë së Faton Pecit për lirimin e zyrës së AAK’së?

Disidenti.net

Familja hap të pamen për 25 vjeçarin që vdiq mbrëmë në aksidentin në Gjakovë

Disidenti.net

Viktima në Gjakovë është i riu nga Istogu

Disidenti.net