Disidenti
Lajme

Si paralajmëroi Arben Gashi largimet e deputetëve të pushtetit

0Shares

Doarsa Kica-Xhelili njëra nga deputetet më aktive brenda grupit parlamentar të LVV-së ka dhënë dorëheqje nga Lista Guxo, kanë bërë të ditura burime të Paparacit brenda kësaj liste.

Shefi i Grupit Parlamentarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi kishte deklaruar se deputetë të grupit të LVV-së do t’i bashkohen LDK-së.

Sipas Gashit, tetë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shprehur interesim t’i bashkohen grupit parlamentar të LDK-së.

Ai kishte thënë se kjo vjen si pasojë e pakënaqësive që ekzistojnë mes deputetëve të LVV-së me njëri tjetrin dhe të indikacioneve të tjera.

“Ka lëvizje brenda koalicioneve, ka pakënaqësi me partnerët, mes deputetëve të LVV-së. Ka plotë indikacione, ka interesime të deputetëve të vinë në GP të LDK-së, janë të paktën tetë deputetë”, kishte deklaruar Gashi në Debat Plus.

Dy javë pas kësaj deklarate të Arben Gashit, deputetja e GP të LVV-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka dhënë dorëheqje nga partia “GUXO”.

Paparaci ka tentuar të marrë një deklaratë nga Arben Gashi por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Por të gjitha këto pretendime të Gashit i kishte mohuar shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila.

Ajo i kishte vlerësuar deklaratat si të pavërteta dhe spekulative. /Paparaci.com/

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net