Disidenti
Lajme

“Shuj mbylle, analfabet” / Eskalon debati mes Hisen Berishes, Dibran Hoxhes dhe deputetes Ganimete Musliu

0Shares

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se atë nuk ka nevojë ta mbrojë askush por që duhet sensibilizim dhe ngritje të vetëdijes qytetare.

Në një lidhje direkte në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjin, ku po diskutohet për përplasjen për Drenicën, Musliu ka thënë se Drenica sa është në numër me luftëtarë e atdhetarë është po ashtu e ngritur me intelektualë, kulturë e vlera.

Sipas saj “kjo qasje apo ky diskurs i debatit që po zhvillohet sot në asnjë formë dhe rrethanë nuk i kontribuon ngritjes së nivelit çfarëdo qoftë ai”.

“Është për keqardhje qasja ndaj temës. Personat në fjalë duhet të reflektojnë, Ganimete Musliun nuk ka nevojë ta mbrojë askush por ju duhet të sensibilizoheni dhe ta ngritni vetëdijen dhe ndërgjegjen qytetare sepse nesër do të ballafaqohen vajzat e juaja me këtë mentalitet, i cili është i frikshëm”.

Gjatë kohës kur Musliu po fliste, ajo është penguar nga analisti Dibran Hoxha, i derisa i kërkoi deputetes të tregojë se çfarë kanë bërë për të krijuar barazinë ekonomike, i ka thënë “mos shitni folklorizma dhe moralizma”.

“Ju për ta ngritur nivelin e emancipimit në rolin e deputetes qa keni bërë për ta arsimuar këtë vend, për të krijuar barazi ekonomike, shitni folklorizma dhe moralizma. Nuk keni krijuar sistem arsimor, barazi ekonomike, ne i ruajmë ato vlera por nuk na shpien përpara. Asgjë nuk keni bërë dhe manipuloni”, ka thënë Hoxha.

E për këtë Musliu pati një përgjigje.

“E vërteta dhemb zotëri. Tregoni sa njohje ka sjellë PDK-ja. Krejt çka ka Kosova sot, e kemi bërë ne”.

Për ta ndaluar pengimin e analistit, ndërhyri edhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, duke i thënë “jeni i padenjë, zhurmaxhi, mbylle. O të flas ai ose Ganimetja. Ju jeni analfabetë. Jeni parti diktatorë”.

Ndërkaq, Musliu ka akuzuar edhe analistin Ylli Hoxha për fushatë kundër Drenicës.

“Ylli Hoxha është një nga ata që ka bërë fushata kundër Drenicës, dua t’ia kujtoj një rast atij kur e ka incizuar në metro të Londrës dhe denigruar Drenicën e ka quajtur një fshat të tërë që është në Poklek, me një rast që është duke thënë se është nga Pokleku dhe në fund doli të jetë gënjeshtër. E ke postuar një fotografi nga metro në Londër e keni postuar ja se si çfarë i ka bërë pushteti Drenicës ky qytetar nga Pokleku i vjetër, është detyruar të dalë jashtë vendit, pa bukë pa kështu, ka kështu”.

Për këtë pati reagim edhe nga analisti Ylli Hoxha, i cili kërkoi nga deputetja që e njëjta ta tërhiqte fjalën ose do ta padis për shpifje.

“Ose më kërko falje ose shihemi në gjyq sepse është kot, është shpifje”, tha Hoxha.

Të shtëna me armë në fshatin Carallukë të Istogut, 21-vjeçari gjuan me armë të gjatë

Disidenti.net

Mos rrini pa nevojë në livadhe, pantollonat të futen në çorapë: Këshillat e IKShP-së kundër pickimit nga rriqrat

Disidenti.net

Kjo është drejtoresha bukuroshe e kryeqytetit që shkon në Prokurori – bënte jetë luksoze

Disidenti.net