Disidenti
Lajme

Shuhen shpresat e Serbisë për Asociacionin/ Juristi nga Belgjika ka disa pyetje që nuk do iu pëlqejnë Thaçit e Mustafës!

0Shares

Richard Grenell, ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë – Serbi ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë “fashist me përvojë”.

Grenell ka akuzuar Kurtin se ka ndërmarrë hapa njëanshëm për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbië.

Pa përmendur fare se Serbia nuk pranon dokumentet e Kosovës, Grenell e ka quajtur “metoda fashiste”, vendimin e Kurtit për reciprocitet.

Ngjashëm si Grenelli, qasjen e kishte edhe opozita në Kosovë ndaj vendimit të Qeverisë Kurti.

Ata nuk hezituan ta kritikojnë qeverinë, ndonëse nëj vendim i tillë ishte në koordinim me aletatët ndërkombëtarë, SHBA-të.

Përveç kësaj, i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përkrahu Kosovën edhe sa i përket çështjes së formimit të Asociacionit.

Në lidhje me vendimin për reciprocitet dhe qasjen e opozitës dhe Grenellit në një prononcim për “Bota sot” foli juristi nga Belgjika, Skënder Musliu.

Fillimisht, ai krikoi ashpër partitë opozitare në vend, duke thënë se me veprimet e saj është duke degraduar, ku po luan rolin e ‘djallit’ për temat me rëndësi të madhe shtetërore.

ImageJuristi nga Belgjika, Skënder Musliu.FOTO GALERI
“Opozita e Kosovës me veprimet e saj, gjithnjë e më tepër po degradon skenën politike të Kosovës, e në veçanti faktori ndërkombëtar po ia nxjerr në publik mashtrimet dhe kauzat e rrejshme përmes së cilave ajo manipulon me qytetarët për interesa të veta. Fatkeqësisht opozita luan rolin e djallit, në veçanti për temat që kanë rëndësi vitale për të ardhmen e Kosovës dhe funksionalitetin e institucioneve shtetërore.

Se çfarë opozite të mjerueshme, të ulët dhe inkriminuese ka Kosova, do t’a kisha ilustruar vetëm me dy tema, që së fundmi janë aktuale”, deklaroi juristi.

Musliu në radhë të parë përmendi vendosjen e barrikadave serbe në ditën e vendosjes së reciprocitetit dhe vërsuljen e opozitës që iu bë kryeministrit Kurti.

Megjithatë, sipas tij përgjigjën më të mirë opozitës ia dhanë politikanët e profilit të lartë ndërkombëtarë, përfshirë Escobarin dhe ambasadorin amerikan.

“Së pari, muaj më parë, Qeveria Kurti kishte marrë dy vendime për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë, për dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të automjeteve të Serbisë, duke filluat nga 1 gushti 2022. Në ditën fatidike, strukturat paralele dhe Lista serbe nën dirigjimin dhe organizimin e Beogradit zyrtar, kishin bllokuar rrugët në pjesën Veriore të Kosovë, me qëllim pamundësimin e zbatimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, madje edhe duke përdorur armët kundër policisë së Kosovës.

Me këtë rast, opozita e Kosovës, si zakonisht, pa hezitim, në mënyrë të orkestruar iu vërsulë Qeverisë Kurti nëpër konferenca për media me kritika se ajo po merr vendime të gabuara dhe jo të koordinuara me bashkësinë ndërkombëtare. Mirëpo bashkësia ndërkombëtare, si asnjëherë më parë, shumë shpejtë dhe njëzërit doli me deklarata në përkrahje të Qeverisë së Kosovës. Kështu i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier dhe Ambasadat e Quintit, njëzërit deklaruan se të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të bashkërenduara me komunitetin ndërkombëtar. Këto deklarata zyrtare të plitikanëve të profilit të lartë, ia dhanë përgjigjen më të mirë opozitës, se si ajo do të duhej të sillej ndaj vendimeve të Qeverisë së saj”, theksoi ai.

Krahas kësaj, juristi nga Blegjika nuk anashkaloi edhe planet për ndarjen e Kosovës dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, nënshkrimi i Asociacionit nga Thaçi dhe Mustafa ishte një akt tradhëtie.

“Së dyti, mbase ish Kancelarja e Gjemanisë Angela Merkel definitivisht refuzoi ndarjen e Kosovës, domosdoshmërisht rradha i erdhi formimit të « Zajednicës », që ishte dhe ngeli si plani B për ndarjen dhe defunksionalizimin e Kosovës.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka qenë një obligim që ishte paraparë me Pakon e Arthisarit, që ajo të formohet gjatë pavarsisë së mbikqyrur, që zgjati tri vite, e jo më pas. Mirëpo kush e riaktualizoi formimin e « Zajednicës » ? Më të « merituarit », dizajnuesit dhe arkitektët e formimit të “Zajendicës » është binomi Hashim Thaçi – Isa Mustafa, të cilët të shantazhuar nga Beogradi, nuk guxonin t’i refuzonin kërkesat e Serbisë.

Nënshkrimi i Marrëveshjes për Asociacionin në Bruksel në vitin 2013 dhe ratifikimi i saj në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, me çka institucioneve serbe të Kosovës iu dhanë kompetenca ekzekutive, ishte akt tradhëtie”, shtoi Musliu.

“Pse u shpejtua me Asociacionin?”

Në vazhdim, ai parashtroi disa pyetje në lidhje me marrëveshjen e Asocacionit, gjatë të cilave hodhi disa dyshime të forta,

“Parashtrohen pyetjet, se kush ua shkruajti tekstin e marrëveshjes, Thaçit dhe Mustafës ? A u konsultuan paraprakisht profesor universitar të fushës ? Me këtë marrëveshje, a ishte përgatitur terreni për ndarjen e Kosovës ? Pse u shpejtua me Asociacionin ? Këtyra dhe shumë pyetjeve tjera, përgjigje duhet të jep një Komision Hetimor Parlamentar në të ardhmen e afërt. Përveç Thaçit dhe Mustafës, duhet të shqyrtohet e përgjegjësia e deputetëve që votuan « Zajednicën ».

Edhe pse Gjykata Kushtetuese e Kosovës, 23 nene të marrëveshjes në fjalë i shpalli nul apo antikushtetues, opozita ende vazhdon me këmbëngulësi formimin e « Zajednicës », madje duke i mosllogaritur pasojat juridike dhe politike që mund të prodhojë ajo. Në koordinim të plotë me opozitën, veprojnë edhe disa televizione, gazetarë dhe analistë që financohen nga Pronto mafia, duke i bërë presion opinionit t’a pranojnë « Zajednicën », sepse kështu kërkojnë shefat e tyre”, nënvizoi juristi.

Më tej, Musliu potencoi se përfaqësuese amerikan, Escobar ia shuajti Serbisë shpresat për formimin e një shteti serb brenda Kosovës.

Gjithashtu, ai tha se njëjtë vlejti edhe për opozitën që mbante shpresa të ‘Zajednica’, ku tash e një kohë të gjatë nuk ndalonin së kërkuari formimin e saj.

“Në kohën e Thaçit dhe Hotit, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në konferenca për shtyp deklaronte se Kosova domosdoshmërisht duhet t’a formojë Asociacionin, madje edhe duke ndryshuar Kushtetutën e Kosovës.

Mirëpo, fatmirësisht këto deklarata i takojnë të kaluarës së hidhur, sepse SHBA-të kanë vendosur të veprojnë ndryshe. Në këtë kontekst, ditë më parë i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëdimor, Gabriel Escobar lidhur me Asociacionin deklaroi : » asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti ».

Kjo deklaratë e Zotit Escobar i jep fund shpresave të Serbisë për një srpska republikë në kuadër të Kosovës. Po ashtu me këtë deklaratë duhet të ngushëllohet edhe opozita e Kosovës dhe të gjithë ata politikan që mbanin shpresa se do të formohet « Zajednica » e shefave të tyre. Zoti Escobar, jo vetëm që ia ka fundosë shpresat Serbisë, por i ka qetësuar dhe zbrapsur edhe shqipfolësit dhe faqezinjtë e Kosovës, që nuk pushonin kërkesat për formimin e « Zajednicës ». Dhe jo vetëm kaq, deklarata e Zotit Eskobar paraqet një disfatë të madhe për Joseph Borellin, përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së dhe Miroslav Laçakun, të cilët me deklaratat e tyre dilshin jashta kompetencave duke e dëmtuar dukshëm pozicionin e Kosovës”, shpjegoi ai.

Në fund, jursti tregoi edhe shkaqet se pse Amerika ndryshoi qëndrimin ndaj Asocacionit, ku një nga to vlerësoi se ishte puna serioze e qeverisë Kurti.

“Mirëpo çka ndodhi që SHBA-të ndryshuan qëndrimin e tyre ndaj Asociacionit, dhe jo vetëm, ?! Gjykoj se kjo arritje është rezultat e punës serioze të institucioneve dhe garniturës së re të politikanëve të pashantazhuar, me vizion, të palëkundur dhe konzistent ndaj kërkesave legjitime të sovranit, politikan që mbrojnë intersin e qytetarit dhe shtetit, e jo interesin personal.

Kjo kthesë kaq e madhe ndodhi edhe pas takimit të Zonjës Osmani dhe Zotit Kurti me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Zotin Antony Blinken në Uashington, ditë më parë”, përmbylli Skënder Musliu për “Bota sot”.

Afat deri në shtator- Çka thuhet në kërkesën e ministrisë së Faton Pecit për lirimin e zyrës së AAK’së?

Disidenti.net

Familja hap të pamen për 25 vjeçarin që vdiq mbrëmë në aksidentin në Gjakovë

Disidenti.net

Viktima në Gjakovë është i riu nga Istogu

Disidenti.net