Disidenti
Lajme

Shtrenjtohen çmimet e gjërave esenciale në Kosovë, lirohet rryma

0Shares

Çmimet e produkteve të konsumit janë shtrenjtuar për 0.4 përqind në muajin mars të këtij viti, krahasuar me muajin shkurt të 2021.

Në Indeksin e tërësishëm çmimeve të konsumit është evidentuar ngritja e çmimit për vajra dhe yndyra 2.8%, për pemë 3.8%, për pije alkoolike 1.6%, këpucë 3.1%, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 4.7%.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet për perime -1.5%.

Në këtë publikim nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thuhet po ashtu se norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2021, me muajin mars 2020, ishte 1.2%.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1.2 për qind në muajin mars 2021, krahasuar me muajin mars 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra 2.5%, qumësht, djathë dhe vezë 2.5%, vajra dhe yndyrat 10.3%, ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemë dhe perime 1.3%, pije alkoolike 2.5%, duhan 4.6%, furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin 1.5%, gaz 3.2%, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj.3.9%, pajisje shtëpiake 3.4, produkte farmaceutike 3.5%, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 3.6%, shërbime për transport 4.2%, “ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror”, shërbimet telefonike dhe të telefaksit 20.3%, pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave 2.7%, shërbime hoteliere 1.0%, kujdes personal 1.0%, dhe shërbime financiare 4.2%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.0 për qind në IHÇK”, thuhet në raportin e fundit të ASK-së.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë -12.9%, perime -5.7%, energjia elektrike -10.8%, (zbritja e çmimit të energjisë elektrike ka ardhur nga zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike) për periudhën janar – maj 2021 – me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.8 për qind) në IHÇK.

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net

“Atë që e deshi ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, mes lotëve flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë (VIDEO)

Disidenti.net

“Ka qenë narkoman”, vëllai i gruas së vrarë tregon detaje të reja

Disidenti.net