Kjo pronë e izoluar ishte ndërtuar në vitin 2009 dhe gjendet në komunën e Washington – pra Maine, SHBA, transmeton Telegrafi.

Me pamje kah Oqeani Atlantik, kjo pronë nuk ka tualet apo fqinjë dhe për këtë është quajtur si “shtëpia më e vetmuar në botë”.

Kjo shtëpi gjendet edhe pak metra larg ujit – ku në të gjitha anët është e mbuluar nga uji, duke ia rritur vlerën dhe blerësit i ofron pamje 360 gradë në një peizazh të rrallë.

Edhe pse e vogël, është një shtëpi e bukur e drurit e punuar me finesë, dhe është e përkryer për ata që duan të bëjnë një jetë të thjeshtë.

E pavarësisht hapësirës së vogël prej 300 metra katrorë, ishulli gjithashtu ka edhe një plazh të vogël për rrezitje. /Telegrafi/