Disidenti
Lajme

Shqipëria një destinacion turistik pa rrezik, pavarësisht virusit

0Shares

Shumica e destinacioneve globale të pushimeve konsiderohen ende si zona me rrezik për COVID-19 dhe shumë vende që do të ishin të sigurta si destinacione udhëtimi nuk i lejojnë turistët të hyjnë në vend.

Por jo kur bëhet fjalë për Shqipërinë.

”Shqipëria nuk konsiderohet një destinacion klasik pushimesh për gjermanët, por ka shumë për të ofruar”, sipas faqes së njohur online të shoqatës më të madhe automobilistike të Europës, ADAC.

”Shqipëria ka një mjedis malor madhështor dhe shpesh ende të virgjër, qytete piktoreske që dëshmojnë për një të kaluar të pasur, historike, si edhe një bregdet mesdhetar plot mundësi për të pushuar”, shton ADAC.

Pasi numri i infeksioneve të reja të COVID-19 ka rënë ndjeshëm javët e fundit, vendi nuk është më një zonë rreziku.

Gjithashtu, edhe paralajmërimi për udhëtimet nga Ministria e Jashtme gjermane është hequr.

”Pushuesit nga Gjermania mund të hyjnë lirisht në Shqipëri. Nuk kërkohet një test negativ COVID-19 dhe nuk ka karantinë në vend”, shkruan ADAC.

”Hyrja është e mundur nga të gjithë kufijtë, tokësorë ose ajrorë. Madje ekziston një linjë fluturimi e drejtpërdrejt me kryeqytetin, Tiranën, nga Frankfurti. Hotelet, vendet për kamping dhe restorantet janë të hapura me kërkesat e higjienës”, përfundon shkrimin e saj shoqata më e madhe automobilistike e Europës, ADAC.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net