Menjëherë pas shpërthimit, banoret e qyteti gjerman u urdhëruan që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe për t’i mbylli dyer e dritaret, pasi paralajmërohet ‘situatë jashtëzakonisht e rrezikshme’.
Një shpërthim i madh ka ndodhur sot në një fabrikë farmaceutike në qytetin gjerman, Leverkusen.
Mediat gjermane raportojnë se shpërthimi ishte aq i fortë sa dridhi shtëpitë përreth.
Menjëherë pas shpërthimit, përcjell në shqip Reporteri.net,banorët morën një sugjerim përmes aplikacionit për të qëndruar në shtëpitë e tyre dhe për të mbyllur dritaret dhe dyert sepse situata paralajmërohet ‘jashtëzakonisht e rrezikshme’.
Ata u sugjeruan edhe për të ndjekur lajmet në radio.
Shpërthimi ndodhi në zonën industriale Chempark në Leverkusen, në objektet e gjigantit farmaceutik ‘Bayer’, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.
Sipas mediave lokale, shpërthimi ndodhi në një incenerator të mbeturinave. Të gjitha autostradat afër Leverkusen janë të mbyllura tashmë.
Një re e madhe e zezë, si pasojë e shpërthimit, raportohet se mund të shihet nga qyteti i Këlnit, i cili ndodhet rreth 18 kilometra larg nga Leverkuseni.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion nëse ka pasur të lënduar si pasojë e shpërthimi.
Radio Leverkusen raporton se shpërthimi ndodhi në orën 9:30 të mëngjesit dhe se ata nuk mund të dërgonin reporterë në vendin e ngjarjes sepse nuk dihet ende nëse kishte ndonjë rrjedhje të kimikateve të rrezikshme. /Reporteri.net/.