Disidenti
Lajme

”Shpërthen” Miftari: Po pëgatisin planin për rrëzimin e Kurtit. Vuçiq me satelitët e tij në PDK e LDK bashkë me mercenarët e mediave..

Tensione nga grupet kriminale serbe pati edhe këtë të diele në veri të vendit, pas reciprocitetit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vendosi të ia bëjë shtetit serb.

Ky reciprocitet në letërnjoftime dhe targa, i alarmoi serbët të cilët dolën për të protestuar, i bllokuan rrugët dhe maltretuan disa familje shqiptare në veri.

Ky aksion i grupeve kriminale serbe alarmoi edhe botën, pasi brenda pak orësh reaguan ambasadat e huaja dhe liderë e politikanë të ndryshëm botërorë, të cilët kritikuan veprimet e shtetit kriminal serbë.

Shteti i Serbisë, me në krye Aleksandër Vuçiqin, si një prej bosëve kryesor të mafias, po i organizon edhe kriminelët në veri, të cilët pas ndezjeve të alarmeve u grumbulluan dhe shkaktuan panikë tek shqiptarët.

Për këto zhvillime ka reaguar edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Në reagimin e tij në facebook, ai ka kritikuar ashpër shumë politikanë, duke filluar nga Aleksandër Vuçiqi, Edi Ramën, Isa Mustafën, Ramush Haradinajn e shumë të tjerë.

Lexojeni shkrimin e plotë të Naim Miftarit:

Skenari, struktura të përbashkëta kriminale serbo-shqiptare, ndarja ose ripushtimi i një vendit sovran, shqiptari për pak pushtet, pare, sex e pasuri t’i jep krejt!

Rusia e Vlladimir Putinit, Franca e DGSE, Aleksander Vuçiq me Radojqiçat e vet, e me Grenelistat nëpunësat e vet të propogandës, Edi Rama i Open Ballkanit (Serbinë e madhe) me sekserët e vet, Hashim Thaçi me argatët e me dashnorët e veta në PDK dhe në LDK, Isa Mustafa me komunistat e vjetër e të rinj, Ramush Haradinaj me bandën e tij të fondeve dhe tanderave, OVL-ja sateliti politik i veteranëve të rrejshum pronë e PDK, AAK, sindikatat kinse të puntorëve, gazetarët mercenar kuadrot e Baton Haxhiut……dhe mercenarët e oligarkëve të ish pushtetetarëve të korruptuara janë të gjith në të njëjtën valle, në të njëjtën shfaqje se si ta rrëzojnë sa më shpejt qeverinë e Kosovës e cila në fuqinë e saj po tenton së paku ta zbatojë ligjin dhe sovranitetin e Kosovës, në tërë territorin e Kosovës dhe ka forcuar dukshëm luftën kundër krimit të organizuar!

MPB kërkon 50 punëtorë, nuk kërkohet diploma e fakultetit as përvoja e punës

Disidenti.net

Krasniqi: Konfliktin në veri e evitoi në momentin e fundit ky zyrtar amerikan, hera e dytë që Kurti po e rrezikon vendin

Disidenti.net

Shuhen shpresat e Serbisë për Asociacionin/ Juristi nga Belgjika ka disa pyetje që nuk do iu pëlqejnë Thaçit e Mustafës!

Disidenti.net
Disidenti

”Shpërthen” Miftari: Po pëgatisin planin për rrëzimin e Kurtit. Vuçiq me satelitët e tij në PDK e LDK bashkë me mercenarët e mediave..