Disidenti
Lajme

‘Shpërthen’ Gazmend Halilaj pas blerjeve të armëve të ish-kabinetit të Hashim Thaçit: Mos i pyetni a keni vra, por sa keni vra?

0Shares

Pas raportimeve se kabineti i ish-kryeminsitrit Hashim Thaçi, kishte blerë pesë armë dhe pastaj pesë paisje ‘shurdhues’ për ndaljen e zhurmës së armës, si dhe 20 mijë pëlumba ka reaguar avokati Gazmend Halilaj.

Halilaj përmes një postimi në Facebook, e ka komentuar blerjen e shurdhuesve nga ish-kabineti i Thaçit ku edhe tregon tri raste në të cilat përdoren shurdhuesit e armës.

Sipas tij, ato përdoren me kidnapue, me vrarë personalitete derisa mbajnë fjalime në masë, apo me grabitë para apo ari në vlerë të madhe.

Halilaj pyet se për cilën situatë iu deshën shurdhuesit, apo për të triat…?

Ai madje në këtë reagim pyet tutje se ‘mos i pyetni a keni vra, por sa keni vra’?

Në fund, Halilaj shprehet se, Gjyakta Speciale, duhet të konsiderohet pasuri kombëtare.

Reagimi i plotë:

MOS I PYETNI A KENI VRA? POR, SA KENI VRA?

Miq, Kryeprokurori amerikan i akuzon për qindra vrasje, kidnapime etj.

Freedon House, i rendit si Kupolat e krimit.

Departamenti amerikan po ashtu, ambasadorët e Kuintit, Europa, shkaku i TYRE, na ka izolue komplet, populli në masë të madhe ka të njëjtin mendim.

Shtrohet pyetja, a e kemi të gjithë gabim.

Miq, armët me shurdhues përdoren në tri situata: me kidnapue, me vrarë personalitete derisa mbajnë fjalime në masë, apo me grabitë para apo ari në vlerë të madhe.

Për cilën situatë iu deshën shurdhuesit, apo për të triat…

Gjyakta Speciale, duhet të konsiderohet pasuri kombëtare…

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net