Disidenti
Lajme

Shpend Ahmeti i del në mbrojtje Liburn Aliut: Aktakuza është pse nuk ka lëshuar leje

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur në lidhje me lajmin se ndaj Liburn Aliut, Ardian Ollurit e diza zyrtarëve tjerë komunal është lëshuar aktakuzë për korrupsion.

Ahmeti ka thënë ndonëse aktakuzën nuk e kanë marrë zyrtarisht, por se titulli i tillë nuk është i saktë. Ai thotë se aktakuza është për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pse nuk kanë lëshuar leje.

“Sot paska dal lajmi që Liburn Aliu, Ardian Olluri, e disa zyrtarë të tjerë komunal paskan aktakuzë për korrupsion. Edhe pse ne nuk e kemi marr zyrtarisht aktakuzën dua të them se titulli nuk është i saktë. Aktakuza është për keqpërdorim të detyrës pse nuk kanë lëshuar leje. Pa marr parasysh faktin se unë dhe Liburni mund të mos pajtohemi politikisht, unë mund të them me përgjegjësi të plotë që Liburnj, Ardiani dhe zyrtarët tonë sot po akuzohen sepse kamë mbrojtur interesin publik dhe atë të Komunës. Pra akuza nuk është se kanë dhënë leje për të përfituar personalisht, por kanë refuzuar leje për të mbrojtur interesin publik. Ardiani, Liburni, Mimoza Bahtija kanë refuzuar me lëshu leje në një vend ku me plan ka qenë e paraparë shkolla. Pala ka gjetur hapësirë duke thënë se në Planin Zhvillimor nuk shkruan shkolle por banim. Në asnjë vend në PZHU nuk specifikohet shkolla prandaj i kemi planet rregullative më të detajshme për ti specifikuar hapësirat”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai ka thënë se Aliu dhe zyrtarët tjerë i kanë rezistuar kërcënimeve e shantazheve.

“Përkundër presioneve, shantazheve e kërcënimeve këta zyrtarë kanë rezistuar. Dhe sot akuzohen për mbrojtjen e interesit publik. Unë nuk e di çdo lëndë në urbanizëm e në komunë sepse është e pamundur. Aty ku kuptoj se ka keqpërdorime i kam lajmëruar vet në polici. Por në këtë rast qëndroj prapa drejtorëve e zyrtarëve, prapa Liburnit, Ardianit, Mimozes e Bahtijes se përderisa kanë mbrojtur interesin publik nuk mund të jenë gabim. Kjo do të shpjegohet lehtë edhe në opinionin publik edhe në gjykatë. Në qoftë se qëllimi është për të dëmtuar Liburnin e tjerët janë dëm kolateral kjo nuk është mënyra e duhur. Jo me aktakuza të tilla”, ka shkruar Ahmeti

Ekskluzive: I dyshuari për plagosjen e policëve, gjeneral Nuredin Lushtaku dhe vëllezërit e tij, Policia mobilizon forcat për arrestimin e tyre

Disidenti.net

E rëndë: Plagosen dy policë në Skënderaj, njëri u qëllua në kokë

Disidenti.net

PDK dhe AAK në emër të UÇK kanë vjedhur, në emër të saj tentojnë të fshehin dallaveret!

Disidenti.net
Disidenti

Shpend Ahmeti i del në mbrojtje Liburn Aliut: Aktakuza është pse nuk ka lëshuar leje