Disidenti
Lajme

Shkumbin Ahmetxhekaj zgjedhet drejtor i përgjithshëm i RTK-së

Shkumbin Ahmetxhekaj është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës.Me 8 vota për, 1 abstenim dhe asnjë kundër, Ahmetxhekaj mori besimin e Bordit të RTK-së për të udhëhequr me Radiotelevizionin e Kosovës. Ai doli si kandidati më i poentuar në intervistim me 83.1 pikë

Pas një procesi të rregullt vlerësues, bazuar në Ligjin për RTK-në 04/L-046 dhe në Rregulloren për Procedurat e Përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm dhe menaxhmentit të lartë të RTK-së, Bordi në mbledhjen e mbajtur me datë 20.06.2022 ka zgjedhur z. Shkumbin Ahmetxhekaj për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) për një mandat tre vjeçar.

Për herë të parë në RTK, i gjithë procesi i vlerësimit dhe intervistimit ka qenë tërësisht transparent. Në çdo fazë të procesit kanë qenë të ftuar monitoruesit nga shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare, por ka pasur edhe qytetar të interesuar që kanë marrë pjesë në monitorim.

Pyetjet për kandidatët janë bërë në prani dhe bashkë me monitoruesit rreth gjysmë ore para se të fillojnë intervistat. Edhe propozimet e monitoruesve janë marrë parasysh gjatë përpilimit të gjashtë pyetjeve.

Në procesin e intervistimit, janë paraqitur nëntë kandidatë. Ndërkaq, një kandidate nuk e ka vazhduar garën.

Procesi i intervistimit ka qenë i ndarë ne dy pjesë, ku në pjesën e parë kandidatët

kanë prezantuar konceptin strategjik për zhvillimin e RTK-së, ndërsa në pjesën e

dytë ata janë përgjigjur në gjashtë pyetjet e njëjta. Ky është rezultati i kandidatëve pas intervistimit:

Zgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së do t’i hapë rrugë një procesi të rëndësishëm reformash në transmetuesin publik të Kosovës për ta bërë atë konkurrent me mediumet në rajon dhe më gjerë.

Bordi i RTK-së rikujton se Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e auditimit të përformancës (2019-2021) dhe të pasqyrave financiare të RTK-së për vitin 2021, ka gjetur një numër të konsiderueshëm shkeljesh për mënyrën se si është menaxhuar RTK-ja.

Prandaj, Bordi si organ udhëheqës dhe drejtues do t’i ofrojë bashkëpunim të plotë drejtorit të sapozgjedhur duke e inkurajuar dhe mbikëqyrur adresimin e plotë të rekomandimeve dhe gjetjeve të paraqitura në raportin e ZKA-së, thuhet në komunikatën e Bordit të RTK-së .

Molliqaj: Hysen Durmishi vodhi paratë e partisë, ia mundesuam me i kthy kapak-kapak

Disidenti.net

Hovenier: Të mos flenë të qetë, njerëzit në Kosovë e rajon që janë të përfshirë në korrupsion

Disidenti.net

Vuçiq: Dua të tregoj të vërtetën për gjithçka që po ndodh/ Kosova me Perëndimin duan të bindin Serbinë se…

Disidenti.net
Disidenti

Shkumbin Ahmetxhekaj zgjedhet drejtor i përgjithshëm i RTK-së