Disidenti
Lajme

Shfaqen për herë të parë në sallën e gjyqit Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi

0Shares

Në konferencën për përgatitjen e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi, prokuroria dhe mbrojtja janë dakorduar që gjykimi të nis më 1 mars në Gjykatën Speciale.

“Jemi gati për të filluar gjykimi me 1 mars të vitit 2023”, ka thënë prokurori.

“Ne jemi gati që ky gjykim të fillojë në mars, ne duam që gjyqi të fillojë në mars dhe pastaj të kemi prezantimin e provave. Por, duhet të bëjmë edhe organizimin logjistik për dëshmitarët”, tha prokurori Mathew Howling.

Ai ka treguar se jo të gjithë dëshmitarët do i thërrasin për të dëshmuar, por do ftohen vetëm disa.

“Na duhet pak më shumë se 700 orë për t’i paraqitur provat”, shtoi ai.

Prokurori është ankuar se dëshmitarët janë të frikësuar në Kosovë.

“Ne jemi të fokusuar me qëllim që gjithë dëshmitarët të dëgjohet dhe të luftojmë klimën e frikësimit të dëshmi trarëve që është në Kosovë”.

Edhe avokati i mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Ben Emmerson, tha se janë të gatshëm që të nis gjykimi.

“Nuk ka asnjë arsyeje që gjykimi të mos fillojë me 1 mars. Pajtohen edhe të gjithë kolegët e mi. Por, kemi një periudhës të jashtëzakonshme pune, do te kemi edhe vështirësi, por nuk shoh asnjë pengesë që të mos fillojmë me 1 mars”, theksoi Emerson.

Për çka akuzohet ish-krerët e UÇK-së?

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’)”, thuhet në aktakuzë.
Tutje, në aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit bashkë me udhëheqësit tjerë të UÇK-së kontribuuan në arritjen e qëllimit t përbashkët.

“Si alternativë, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët (së bashku me anëtarët e NKP-së, bashkërisht ‘anëtarët dhe instrumentet e NKP-së’)”, thotë akti akuzues.

Zyrtari i Presidencës aksidenton një 14 vjeçar: Policia i tha prindit të tij se ‘fëmija i ka fajet’

Disidenti.net

Fronti Evropian – Kurtit: A po bindesh që s’ia vlenë të përkrahen njerëzit që e kanë humbur rrugën në oborr

Disidenti.net

Detaje ekskluzive: Ky është rasti për të cilin u hakmor i riu që e goditi për vdekje 44-vjeçarin në Pejë

Disidenti.net