Disidenti
Lajme

SHBA kërkon largimin e UNMIK-ut nga Kosova

Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit ka kërkuar që misioni i UNMIK-ut të shkojë drejt përfundimit.

Në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën që po mbahet në formë virtuale, përfaqësuesi i SHBA-së ka thënë se UNMIK-u ka kohë që ka përfunduar qëllimin për çfarë është vendosur në Kosovë dhe tani duhet të mbyllet.

“Misioni i UNMIK-ut ka një kohë të gjatë që ka përmbushur misionin e tij dhe tani UNMIK-u të shkojë drejt mbylljes”, tha ai.

Ai po ashtu përgëzoi Kosovën për zgjedhjet parlamentare transparente dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.

Në të njëjtën kohë SHBA inkurajoi Kosovën dhe Serbinë të vazhdojnë me dialogun, derisa përmenden marrëveshjet e 4 shtatorit të nënshkruara në SHBA.

Punëtorët e ‘Europcar’ i hyjnë dajak rreshterit policor në Aeroportin e Prishtinës, e bëjnë për spital

Disidenti.net

Prilli mund të sjell reshje bore në Kosovë

Disidenti.net

Pse Kurti nuk gjendet në studiot e Klan Kosova? Kjo është arsyeja sipas gazetarit Buzhala

Disidenti.net
Disidenti

SHBA kërkon largimin e UNMIK-ut nga Kosova