Disidenti
Lajme

Sërish dështon seanca gjyqësore ndaj Ukë Rugovës, mungon avokati

0Shares

Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve, lidhur me skandalin e vizave italiane.

Raportohet se shkak i mosmbajtjes së seancës ishte mungesa e avokatit Besnik Berisha, i cili e mbron të akuzuarin Izet Beqirin, por gjatë ditës së sotme ishte i caktuar diku tjetër.

Ndryshe, muaj më parë, reporteri pati raportuar se Gjykata Themelore e Prishtinës po e kamuflon me pandemi neglizhencën për të gjykuar një prej rasteve më të mëdha të korrupsionit në vend dhe mashtrimit me viza.

Sipas aktakuzës së përpiluar nga Prokuroria Speciale, Ukë Rugova akuzohet si pjesë e një grupi të organizuar kriminal, me qellim të përfitimit material, dyshohen se përgjatë periudhës 2011-2014, kanë kryer shitjen e Vizave Schengen të BE-së të siguruara përmes korrupsionit dhe prezantimeve të rrejshme.

Së bashku më Ukë Rugovën në këtë rast janë të akuzuar edhe 19 persona të tjerë, ndër ta edhe ish-ministri Astrit Haraqija.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net