Disidenti
Lajme

Serbia dhe radojçiqët kanë ndezur alarmet e luftës! / Të arrestohen Goran Rakiqi, Simiqi, Jevtiqi…

0Shares

Histeria serbe për të gënjyer botën dhe komunitetin se diçka e keqe shpejt mund t’ju ndodhë, duket se nuk do të përfundojë kurrë.

Serbët dhe Serbia nuk duan t’ia dinë se Kosova ekziston si shtet i pavarur. Institucionet e Serbisë, po dëshmojnë sërish që e urrejnë paqen. Për projektet shtetërore serbe, institucionet politike, akademike e kishtare serbe, me shqiptarët nuk mund të ketë paqe, derisa të mos mbetet shqiptari i fundit.

Pavarësisht se çfarë i kanë proklamuar botës më shumë se 20 vjet pas luftës, gjunjëzimit të saj para NATO-s, ata e kanë gënjyer atë, gjithnjë duke llogaritur në mbështetjen ruse, në miqësinë e disa shteteve europiane dhe në atë kineze, që të fillojnë qoftë edhe një konflikt të armatosur, për të okupuar një pjesë të Kosovës.

Paralajmërimet dhe kërcënimet për luftë nga Serbia nuk kanë pushuar kurrë, që kur në Kosovë u vendos NATO-ja, përkatësisht KFOR-i, vazhduan pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, dhe viteve të fundit, me përforcimin e pozitave të tij në pushtet nga Vuçiqi dhe eksponentët tjerë të institucioneve, përfshirë shefin e ushtrisë.

Bllokimi i rrugëve dhe maskat, nxitje për konflikt të përgjakshëm

Pas alarmit të sirenave sot në veri, policia e Kosovës, edhe pse do të dukej si hedhje benzine në zjarr, do të duhej të arrestonte ata që urdhëruan alarmimin, ata që urdhëruan grumbullimin e bllokimin e rrugëve.

Ndërkohë, që para se të ndodhnin këto alarmime, në koordinim të plotë me Beogradin, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq është takuar në Rashkë me kryetarin e Listës Serbe, njëherit ministër për Komunitete e Kthim i Kosovës, Goran Rakiq, si dhe nënkryetarët e Listës Serbe, Igor Simiq e Dalibor Jevtiq.

Në takim, ajo që dihet është folur për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa marrëveshje në bisedime, ashtu siç kishte kërkuar një ditë më parë Petkoviç në emër të qeverisë së Serbisë.

Ky takim dëshmon qartë se Serbia qëndron pas të gjitha ngjarjeve negative në Kosovë, të organizuara nga serbët, dhe se pa ndikimin e saj, nuk do të mund të ketë thuajse asnjë veprim negativ të serbëve.

Prandaj, kjo dëshmon qartë se autoritetet e Kosovës duhet t’i bëjnë përgjegjës për të gjitha zhvillimet negative të gjithë ata serbë, që kanë kryer vepra kriminale dhe e rrezikojnë sigurinë dhe rendin kushtetues.

Pra, dosmodoshmërisht edhe kryetarin e Listës serbe, Goran Rakiçin, ministër për Kthim, dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm në atë takim, si dhe ata që janë në krye të këtij organizimi për t’i zhvilluar ngjarjet në dobi të shtetit të Serbisë.

Këta duhet të merren në pyetje dhe të gjykohen për përfshirje në krim të organizuar me përpjekje terroriste, pasi tashmë janë shfaqur grupe të maskuara në veri të vendit. “Në rrugët magjistrale në veri të Kosovës po shihen njerëz me maska”, ka raportuar Radio Evropa e Lirë.

Policia e Kosovës, njësitë speciale, duhet të bëjnë të pamundurën që t’i arrestojnë serbët e maskuar.

Nën maska mund të jenë të fshehur edhe pjesëtar të njësive të specializuara të Serbisë, nga serbë të Serbisë dhe ndonjë që mund të jetë edhe me shtetësi të Kosovës.

Nga sot, të gjithë ata serbë që e rrezikojnë sërish sovranitetin dhe integritetin e vendit nuk duhet të falen.

Për alarmet e rrejshme, grumbullimin e paarsyeshëm, bllokimin e rrugëve, lëvizjet dhe grupimet e paarsyeshme, dhe lëvizjen e njerëzve të maskuar , që nënkupton, se janë pjesë e grupeve të armatosura.

Shqiptarët nuk duhet të tolerojnë zhvillimin negativ të ngjarjeve, në dëm të kushtetutshmërisë, integritetit e sovranitetit të vendit.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se nga 1 gushti do të hyjë në fuqi vendimi për reciprocitet me Serbinë, për udhëtimin e ndërsjellë të qytetarëve me dokumente të barasvlershme, ndërsa Kosova ka vendosur t’i lëshojë për 90 ditë afatshmëri, për dallim nga Serbia, që i lëshon vetëm për 60 ditë.

Serbia vazhdimisht ka qenë duke kërkuar pretekst për dhunë, sikurse edhe me rastin e targave, përkatësisht të mbulimit të tyre. Edhe atëherë Serbia, deshi të nxiste flakë lufte, madje edhe ka kryeri disa fluturime ajrore me MIG-a e me helikopterë, por nën presionin e NATO-s, ajo u tërhoq.

Aktualisht situata ka ndryshuar edhe pak në favor të Kosovës, pasi Serbia ka mbetur vendi i vetëm në Europë, që nuk i ka vënë sanksione Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Të dërgohet FSK-ja në veri

Pas këtyre zhvillimeve në 24 orët e ardhshme, Kosova duhet ta dërgojë FSK-në në veri, si për të mbështetur njësitë speciale të policisë së Kosovës, ta ndihmojë për pastrimin e rrugëve, dhe të paralizojë grupet e armatosura dhe kriminale serbe.

Serbia, përkatësisht njohës të zhvillimeve në Serbi, kanë paralajmëruar muaj më parë, se Serbia është e gatshme, që të niste njëlloj lufte guerile, prandaj duhet pasur parasysh se një situatë si kjo mund të shfrytëzohet për kalim në një konflikt, veçmas, edhe si shenj solidariteti të Serbisë me Rusinë, edhe pse kjo mund të kthehet në një luftë vetëvrasëse për të, por gjithnjë duke u nisur nga vullneti për luftë, dhe gatishmëria për të krijuar një konflikt të ri, për ta zbarkuar një pjesë të presionit nga lufta Rusi-Ukrainë!

Por, rrethanat aktuale diktojnë fitore për shqiptarët nëse dinë në mënyra racionale ta shfrytëzojnë këtë situatë!

Zyrtari i Presidencës aksidenton një 14 vjeçar: Policia i tha prindit të tij se ‘fëmija i ka fajet’

Disidenti.net

Fronti Evropian – Kurtit: A po bindesh që s’ia vlenë të përkrahen njerëzit që e kanë humbur rrugën në oborr

Disidenti.net

Detaje ekskluzive: Ky është rasti për të cilin u hakmor i riu që e goditi për vdekje 44-vjeçarin në Pejë

Disidenti.net