Disidenti
Showbizi

‘Sëmundja’ e Luizit – Miqtë e këngëtarit flasin për herë të parë dhe tregojnë se si qëndron e vërteta

0Shares

Miqtë e Luiz Ejllit kanë zbuluar diçka më shumë për jetën jashtë banorit të ‘Big Brother VIP Albania’.

Sot në “Ftesë në 5” Joni dhe Mario, të cilët surprizuan Luizin në emisionin e fundit, e cilësojnë këngëtaren si një djalë energjik dhe me humor.

Të pyetur për historikun e sëmundjes, ata thanë se për aq sa e njohin nga jashtë, Luizi nuk vuan nga asnjë sëmundje. Mario tregoi se historia e rrëfyer nga shoku i tij mund të jetë bërë për shkak të presionit të madh, ndërsa Joni nënvizoi faktin se javët e para për Luizin nuk ishin aspak të lehta.

“Nuk mund të komentojmë se është një gjyq publik. Besoj se ka ndikuar edhe pjesa që ka nevojë për një person që gjen mjete rrethanore për të qenë i brishtë ose për të hyrë në besim me dikë. Ndoshta ka pasur diçka më të vogël të zmadhuar në afrohu me dikë shpejt. Me sa di unë, jo ai nuk është i sëmurë. Louis fle në 2 të mëngjesit dhe zgjohet në orën 6 të mëngjesit. Ka presion, sigurisht. Ndoshta ai është përpjekur të marrë pulsin e tij, ka kryer dhe viktimën sepse ai e pa që nëse unë bëje këtë e kam gabim, nëse e bëj këtë e kam gabim.Se e pa që javët e para nuk ishin të mira”, thanë miqtë e Luizit.

Joni dhe Mario zbuluan gjithashtu se kanë folur me mamanë e Luizit, e cila e ndjek dhe nuk shqetësohet për asgjë përveç shëndetit të tij. Si një moment të vështirë për Luizin jashtë shtëpisë së ‘BBV’, ata e cilësuan ndarjen nga lidhja disavjeçare dhe humbjen e të atit.

Xhuli thotë se u arrestua nga policët serbë në Shtërpcë: I shajta me nënë në shqip, m’i lidhën duart e më …

Disidenti.net

Shumë më e re se këngëtari, e dashura e Robert Berishës ju lë ‘pa fjalë’

Disidenti.net

Kaderi: Pos hundës s’kam asnjë operacion, edhe pak buzët

Disidenti.net