Kur federata marokene e futbollit njoftoi punësimin e Ëalid Regraghi më 31 gusht, pothuajse askush nuk i kushtoi shumë vëmendje një vërejtjeje të bërë nga trajneri 47-vjeçar. “Nuk ia dalim dot pa prindërit…”, ishin fjalët e futbollistit veteran.
Veç se Regraghi u kujdes që të tregonte së shpejti atë që donte të thoshte, pasi me sugjerimin e tij federata mbuloi shpenzimet e familjeve të futbollistëve, për t’i pasur pranë tyre në ndeshjet e Botërorit.
Mendoni vetëm për kontrastin: nga njëra anë WAGS-të e yjeve të kombëtareve europianoperëndimore dhe nga ana tjetër prindërit e marokenëve.
E megjithatë një nga imazhet më të fuqishme deri tani në Kupën e Botës ishte ajo e Ashraf Hakimit duke u ngjitur në tribunë për të përqafuar dhe puthur nënën e tij pas fitores 2-0 ndaj Belgjikës që i hapi rrugën kualifikimit…
Një nëna që u punësua për të pastruar shtëpitë në Madrid, në mënyrë që djali i saj të realizonte ëndrrat e tij. Siç dhe po ndodh, mrekullisht.
Familja Hakimi ishte në qendër të vëmendjes pas triumfit ndaj belgëve, por tashmë pas kualifikimit ndaj Spanjës dhe paraqitjes së parë të një skuadre arabe në fazën çerekfinale të Botërorit, histori të tjera familjare po dalin në sipërfaqe, gjithmonë me vendimin e Regreghit si një rast që secili të ketë pranë vetes njerëzit e tij.
” alt=”” aria-hidden=”true” />
Mund të ndodhë që hoteli i ekipit të kujton shpesh një vizitë në një kamp veror, por në mendjen e trajnerit, familja, veçanërisht prindërit, ofrojnë qetësinë që duhet të kenë lojtarët e tij, por edhe ai vetë.
“Për të gjitha vitet që ishte futbollist apo trajner nuk kisha udhëtuar kurrë për ta parë. Unë jetoj në Francë për 50 vjet dhe Kupa e Botës është ngjarja e parë për të cilën u largova nga Parisi”, tha Fatima Regraghi, nëna e trajnerit, për stacionin televiziv Arriadia.
Dhe e gjithë kjo po ndodh në një ekip ku 14 nga 26 lojtarët e tij nuk kanë lindur në Marok, por në vende të ndryshme (Francë, Belgjikë, Spanjë, Holandë, Gjermani).
Ky detaj kishte bërë që shumë njerëz të besonin se klima brenda ekipit nuk do të ishte më e mira e mundshme.