Temperaturat mbeten të ulëta, me tendencë të rënies ditëve të fundjavës.
Në fundjavë, kur edhe fillon stina e pranverës, njoftimi thotë se do të kemi mot më dimëror, kryesisht të vranët, e ku priten të reshura bore të përziera edhe me shi orëve të pasdites.
Njoftimi i plotë:
Mbetet ftohtë edhe në ditët në vijim, me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu e bore.
Në fundjavë më ftohtë, kryesisht vranët, me shi dhe borë.
17.03.2021 – Në dy ditët e ardhshme mbetet mot i paqëndrueshëm, me vranësira të ndryshueshme, por edhe me intervale me diell gjatë ditës, derisa kohëpaskohe priten edhe kushte për rrebeshe shiu dhe bore, e në vise malore vetëm bore.
Në fundjavë, kur edhe fillon stina e pranverës, do të kemi mot më dimëror, kryesisht të vranët, e ku priten të reshura bore të përziera edhe me shi orëve të pasdites.
E ditën e hënë, sipas parashikimeve të fundit temperaturat vazhdojnë trendin e rënies e mund të ketë më shumë reshje bore.
Moti i paqëndrueshëm dhe dinamik që parashihet në ditët në vijim, do të mundësoj qarkullim të mjaftueshëm ajror, për të mbajtur ndotësit ajror më të shpërndarë, që ndikon në indeksin e cilësisë së ajrit të qëndrojë më gjatë në vlera të pranueshme dhe mesatare. Të premten mund të ketë periudha më të gjata të qetësisë, me ç’rast cilësia e ajrit përkeqësohet dhe kalon në vlera të dobëta, por kryesisht orëve të mbrëmjes.
18.03 – Ftohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Kohëpaskohe priten rrebeshe të dobëta bore, e gjatë ditës të përziera edhe me shi. Në vise kodrinoro-malore vetëm rrebeshe bore.
19.03 – Vranësira dhe intervale me diell, e mbetet ftohtë. Pasdite me mundësi për rrebeshe shiu dhe bore. Në vise kodrinoro-malore rrebeshe bore.
20.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me të reshura bore, e gjatë ditës të përziera edhe me shi. Nga Dukagjini priten reshje shiu, derisa në vise kodrinor-malore vetëm bore.
21.03 – Kryesisht vranët dhe ftohtë. Paradite pa të reshura, e pasdite sërish fillojnë të reshura shiu, e më pas edhe bore.
22.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje bore, e nga Dukagjini edhe me të reshura shiu.
Temperaturat mbeten të ulëta, me tendencë të rënies ditëve të fundjavës. Minimalet do të luhaten nga -2C deri 0C, e maksimalet nga 6C ditëve në vijim, në fundjavë zbresin edhe në 4C, e ditën e hënë deri në 1C.
Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga kryesisht nga krahu verior 4-11m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes së lehtë mbi vlera normale, e në fundjavë në rënie.