Disidenti
Lajme

Sa vota i ka të sigurta Vjosa Osmani për t’u bërë presidente?

0Shares
67 deputetë të Kuvendit të Kosovës, kishin votuar pro formimit të qeverisë Kurti.

Të gjithë këta pritet të votojnë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit – presidente.

Mirëpo, për dallim në momentin e formimit të qeverisë, për ta zgjedhur presidentin e ri, është rregull kushtetues që në votim të marrin pjesë minimalisht 80 deputetë.

Si do të mund të arrihet ky numër i nevojshëm i deputetëve për të qëndruan në sallë.

Deri më tani, PDK dhe AAK, kanë dalur me qëndrime publike se deputetët e këtyre partive nuk do të jenë në sallë, në momentin kur të hedhet në votim zgjedhja e Vjosa Osmanit, në postin e presidentit.

Përjashtim këtu ka bërë LDK, ani pse kjo e fundit, sikurse PDK dhe AAK, janë pjesë e opozitës.

Por, ani pse LDK aktualisht i posedon 15 deputetë, tre prej tyre, mund të mos ia mundësojnë kuorimin Vjosa Osmanit për të marrë postin e presidentit.

Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, përflitet që do e bojkotojnë seancën, përkundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, për të marrë pjesë në të.

Këtë e konfirmoi të enjten edhe nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri

“LDK ka zbardhë rolin në zgjedhje. Tash ju mbetet tjerëve obligimi. 3 deputet e LDK që kanë dilema është çështje e tyre, por GP LDK ka qëndrimin unike si pasojë edhe e vendimit të Kryesisë së LDK-së”, ka thënë Lutfi Haziri.

Në rast se koalicioni qeverisës i posedon vetëm 67 vota, dhe tre deputetë nga 15 në total të LDK-së nuk marrin pjesë në votim, atëherë mund të mos arrihet zgjedhja e Vjosa Osmanit në postin e të parës së presidencës.

79 vota do ishin në total, në rast se Veliu, Hoti dhe Selmanaj, do e bojkotonin seancën e zgjedhjes së presidentit.

Por, për dallim nga vendimi i partisë, Xhavit Haliti i PDK-së, ka lënë të hapur mundësinë që të qëndrojë në sallë për ta mundësuar zgjedhjen e presidentit.

Madje, të mërkurën në një deklaratë dhënë Haliti theksoi se të gjithë deputetët duhet të qëndrojnë në sallë, pasi që siç thotë ai: populli e ka votuar Vjosa Osmanin për këtë post, përkundër dallimeve që ai i ka me të.

Javën e ardhshme, pritet të thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, për ta zgjedhur të parin e shtetit.

Gazeta do ju mbajë të informuar lidhur me sigurimin e votave për ta bërë kuorumin e nevojshëm për një gjë të tillë.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net