Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, Lumir Abdixhikun tha se ai nuk ka karizmë lideri.
Ai shtoi se nuk është duke parë asnjë platëformë politike të rimëkëmbjes së LDK-së.
“Lumir Abdixhiku nuk ka karakter motivues, s’ka karizmë ldieri është më shumë managjer.
Nuk kishte debat dhe garë të platformave politike se nga të shkoj LDK-ja dhe si do të reformohet ajo.
Vërtet të na tregoj Abdixhiku platforma politike programore për sfidat e mëdha që i ka përpara.
Ne në zgjedhjet e tetorit t’i ruajmë këto 7 komuna, nuk jam duke parë përpjekje dhe vizion të gatishmërisë për këtë.
Unë e them mendimin tim kritik sepse e kam thënë edhe në periudha jo të lehta të LDK-së.
Tre ose anëtar të rinj janë njerëz që kanë kandiduar në zgjedhjet e kaluara dhe pa asnjë ditë angazhim dhe aktivitet për LDK-në janë në kryesi të LDK-së”, tha ai.
Kurse, ish-anëtari i kryesisë së LDK-së tha se LDK-ja duhet t’i bëj korumin Vjosa Osmanit për postin e presidentes, shkruan IndeksOnline.
Kurse për rikthimin e Osmanit në LDK, Rugova tha se dera e kësaj partie është e hapur të gjithësecilin.
“Të qenit president i një vendi nënkupton shumë më shumë se të qenurit kryetar i Kuvendit apo kryeministër. Është një imazh i vendit dhe Osmani duhet të ketë kujdes se si i shtron çështjet në diskutime me partitë.
Nuk ka asgjë që të keqe nëse LDK-ja e ka ngritur dorën për presidentin Thaçi, përse mos ta ngris edhe për Osmanin. Osmani e ka një mbështetje të fuqishme nga trupat elektorale kosovare.
Tri ose katër ditë para mbajtjes së Kuvendit më 14 shkurtit kam thënë se dyert e LDK-së janë të hapura për gjithësecilin”, tha ai në Edicionin Special.