Disidenti
Lajme

Rron Gjinovci: Shiheni si ulej si bandit Radojiçiqi në Qeverinë e Kosovës në kohën e Ramushit

0Shares

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka shkuar sot në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, e cila udhëhiqet nga Goran Rakiq.

Pas takimit me Rakiq-in, Hovenier në një prononcim për media tha se ia ka bërë me dije qëndrimin që ka SHBA në disa çështje.

Ndër të tjera, Hovenier ka rikujtuar se, Milan Radojiçiq është sanksionuar nga Thesari i SHBA-së në bazë të informacionit tonë për lidhjet e tij me krimin dhe korrupsionin transnacional.

Këtë deklaratë e ka komentuar analisti Rron Gjinovci, shkruan “Bota sot”. Ai ka publikuar fotografinë nga takimi i Milan Radojiçiq me ish kryeministrin Ramush Haradinaj.

Sipas Gjinovcit, Radojiçit ulej si bandit në Qeverinë e Kosovës në kohën e Ramushit.

Postimi i plotë:

Analisti Rron Gjinovci

“Në kontekstin e deklaratave të fundit, më duhet t’iu përkujtoj qytetarëve se nga perspektiva e SHBA-së, Milan Radojiçiq është sanksionuar nga Thesari i SHBA-së në bazë të informacionit tonë për lidhjet e tij me krimin dhe korrupsionin transnacional. Pikëpamja e SHBA-së për këtë individ është e njohur”, tha Hovenier ambasadori i ShBA-së në Kosovë.

Radoiçiç ka qenë (dhe është) nënkryetar i Listës Serbe kur e ka taku Ramushin si kryeministër. Rakiqi, ni karrigë ma poshtë, ka qenë kryetar. Shiheni si ulej si bandit Radojiçiçi në Qeverinë e Kosovës në kohën e Ramushit. E tash? Tash fshihet diku në Serbi.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net