Disidenti
Lajme

Rron Gjinovci reagon ashpër për vizitën e Glauk Konjfcës në Hagë: Kjo është budallaki, vërtetim i..!

Analisti Rron Gjinovci ka kundërshtuar vizitën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca në Hagë.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook u shpreh se Konjufca hapur ka dal kundër institucioneve të drejtësisë

“Kryetari dhe shumica në Kosovë nuk e kuptojnë edhe mbas kaq vitesh që Gjykata Speciale është e formume simbas Kushtetutës së Kosovës dhe është fund e krye e Kosovës. Si rrjedhojë nuk mundet Kryetari i Kuvendit me sfidu sistemin e drejtësisë në këtë mënyrë. A është normale Kryetari i Kuvendit me vizitu ndoj të paraburgosun në Dubravë pavarësisht a del apo jo i paraburgosuni i fajshëm a i pafajshëm n’fund?”, deklaroi Gjinovci, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Vizita e Glauk Konjufcës në Hagë është saktësisht vërtetim i dyshimeve ndërkombëtare për paaftësinë e drejtësisë, por edhe të shoqnisë kosovare për gjykimin fer e të paanshëm të të dyshuarëve në territor të Kosovës. Kjo është dëshmi që paska pasë nevojë për këtë gjykatë saktësisht siç është ba, pra jashtë Kosovës, sepse në Kosovë nuk paska kushte për gjykim të tyne mbasi Kryetari i Kuvendit hapur del kundër institucioneve të drejtësisë. Kryetari dhe shumica në Kosovë nuk e kuptojnë edhe mbas kaq vitesh që Gjykata Speciale është e formume simbas Kushtetutës së Kosovës dhe është fund e krye e Kosovës. Si rrjedhojë nuk mundet Kryetari i Kuvendit me sfidu sistemin e drejtësisë në këtë mënyrë. A është normale Kryetari i Kuvendit me vizitu ndoj të paraburgosun në Dubravë pavarësisht a del apo jo i paraburgosuni i fajshëm a i pafajshëm n’fund? Nuk është, sepse konsiderohet ndërhymje në drejtësi. Në rastin e Hagës nuk mundet me ndërhy, qartazi, por mesazhi është që po të ishte gjykimi në Kosovë paska pasë me u ndërhy rrast. Pra, e vërteton që Kosova si shtet s’është i gatshëm për me siguru drejtësi, e ky është tipari kryesor i shtetësisë. Kjo quhet sabotazhë e shtetit.

Shpresoj shumë që kjo është budallaki e radhës nacionaliste, e jo veprim i qëllimshëm.

“Më preku thellë në shpirt, ike shumë herët”, postimi prekës i familjarit të 30-vjeçarit që humbi jetën pas aksidentit në Skenderaj

Disidenti.net

Grenell: Pasoja të rënda nëse Kurti deri të premten nuk u përmbahet angazhimeve që ka marrë

Disidenti.net

Mustafa: E prishëm koalicionin me VV për ta evituar konfrontimin me SHBA, ata e sollën Kurtin në pushtet

Disidenti.net
Disidenti

Rron Gjinovci reagon ashpër për vizitën e Glauk Konjfcës në Hagë: Kjo është budallaki, vërtetim i..!