Disidenti
Lajme

Rron Gjinovci pas përleshjes në Kuvend: Nuk kam më dyshime për Kurtin, krejt kanë me përfundu në burg

0Shares

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka reaguar për përleshjen fizike, që ndodhi në Kuvendin e Kosovës ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Gjinovci, në një postim në Facebook, ka shkruar se tani më nuk ka dyshime se Kurti e ka “mirë”, përcjell Bota sot.

“Ky reagim i opozitës ma vërteton që Albini e ka mirë, mo s’kom asni dyshim. Ka mrri te 80%-shi momentalisht”, ka shkruar ai.

Sipas tij, deputetët e opozitës do të përfundojnë në burg.

“Krejt kanë me përfundu në burg. Edhe unë kisha dalë prej kontrolle me kon si ata”, ka shkruar më tej Gjinovci.

Në përplasjen fizike sot në Kuvendin e Kosovës, janë përfshirë disa deputetë të PDK-së dhe disa ministra të Qeverisë Kurti.

E gjithë ngjarja është provokuar pasi zv.kryeministri Besnik Bislimi është zgjuar nga karrigia e tij dhe ka shqyer një fotografi që Ganimete Musliu e kishte vendosur para foltores teksa fliste Kurti.

Pas kësaj është zgjuar deputeti Mergim Lushtaku, i cili ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe Bislimit.

Radojiçiq e fshin “Viberin” pasi gjurmohet nga mediat, dyshohet se është i plagosur rëndë

Disidenti.net

Rrëfim nga Veriu – serbi që ka prindërit në Banjskë: Policia u solli ilaçe, ushqim dhe pije

Disidenti.net

“150 eksplozivë dinamit dhe 235 karikatorë për kallashnikov”, Policia publikon listën e armatimit të konfiskuar në veri

Disidenti.net
Disidenti

Rron Gjinovci pas përleshjes në Kuvend: Nuk kam më dyshime për Kurtin, krejt kanë me përfundu në burg