Disidenti
Lajme

Rritet përkrahja e protestës së nesërme, edhe një subjekt politik konfirmon pjesëmarrjen

0Shares

Aleanca Kosova e Re ka dalë në mbështetje të protestës së nesërme që do të mbahet në kundërshtim të “koordinimit me Radojiçiqin” dhe Ligjit për Pagë Minimale që ka lënë jashtë veteranët e UÇK-së.

Kështu është bërë e ditur nga AKR të cilët kanë thënë se AKR do të marrë pjesë në këtë protestë.

“AKR mbështet fuqishëm protestën e thirrur nga shoqëria civile. Protesta do të mbahet nesër në sheshin Skenderbeu duke filluar nga ora 18:00, AKR do të marrë pjesë në protestë kundër veprimeve skandaloze qeveritare”, thanë nga AKR.

Në një njoftim, i cili po shpërndahet në rrjete sociale, thuhet se kjo protestë është kundër koordinimit të Qeverisë me Millan Radojçiqin, të dyshuarin për krime të ndryshme në Kosovë.

Sipas këtij njoftimi, protesta do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 18: 00.

“Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet na veprimet skandaloze. Prandaj, të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare, kundër koordinimit me Millan Radojqiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, aty përmendet se në protestë do të kërkohet nga Mimoza Kusari-Lila ta dorëzojë mandatin e saj të deputetes.

“Mioza Kusari, duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojçiqin, kundër luftërave të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Paparaci.com/ 

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net