Disidenti
Lajme

“Rrezik për sigurinë kombëtare”, Hoxhës Ahmed Kalaja i ndalohet hyrja në Maqedoninë e Veriut

0Shares

Hoxhës nga Shqipëria, Ahmed Kalaja i është ndaluar hyrja në Maqedoninë e Veriut.

Kështu ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Open Ballkan; Ballkani i Hapur sa e bukur për të qenë e vërtetë; që një ditë të kalonim kufijtë pa pengesa. Kam udhëtuar kudo në Evropë edhe Britani edhe asnjë pengesë. Mirëpo politikat shoviniste të Shtetit të Maqedonisë se Veriut ndaj shqiptarëve nuk kanë të sosur. Pavarësisht se isha i ftuar zyrtarisht edhe të gjitha institucionet ishin në dijeni. Arsyeja e ndalimit shprehet në letër; e normalisht nuk ke ku të ankohesh vetëm se te Zoti; që t’jua japë hakun atyre ndaj kësaj sjellje të paprecedentë arrogante monstruoze.

Ndoshta Institucionet e përfaqësimit të Islamit në dy shtetet, avokati i popullit, ministria e jashtme, shteti do të reagojnë. Ndjesë besimtarëve edhe qytetarëve të Shkupit ndaj politikave monstruoze të atyre që i udhëheqin. Agjërim të pranuar e mos i harroni nga duatë ata po edhe ne që me zemër të përmalluar u nisa për të ju e nuk erdha dot”, ka shkruar Kalaja.

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Disidenti.net

Operacionet estetike biznes milionash për klinikat private në Kosovë, deri në 2 mijë € çmimi për ‘hundë të re’

Disidenti.net

I vdiq babai në Qabe, flet djali i tij: Nuk mundem me varros në vendlindje, vdekje të tillë pak kush përjeton

Disidenti.net