Disidenti
Lajme

Rrëfimi tronditës i nënës së trevjeçarit që dyshohet se u rrah në çerdhe: Djali nuk ka hëngër tetë orë

0Shares

Policia e Kosovës dhe inspektorët e MASHT-it kanë zbarkuar sot në çerdhen shtetërore “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë, pas raportimeve të familjarëve të një 3-vjeçari se është rrahur brutalisht nga edukatoret në kopsht.

Nëna e fëmijës ka treguar se si në kopsht e kanë thirrur edukatoret për të treguar për problemet që i ka bërë djali i saj.

“Mësuesja Fitore më tha hajde këtu se djali yt e ka ba namin. Më erdhi shumë keq sepse mendova që e ka rrëzu dikon ose ka thy ndonjë gjë. I thashë ju kërkoj falje, por tha jo ka dalë e ka shkarravitë. Unë i thash kena me ja ble mësues një çokollatë edhe me i thënë më fal nesër, jam lazdru, dhe i thashë duhet me i përmbushë dënimet nëse t’i ka dhënë mësuesja, por ky kishte marrë dënime brutale”, tha ajo për T7.

Ajo ka treguar se si djali i ka treguar se gjatë qëndrimit në kopsht nuk ka ngrënë e as nuk ka pirë për 8 orë rresht.

“Më ka thënë djali nuk kam hëngër bukë, nuk kam pi ujë që 8 orë. Fëmija im pa hëngër pa pi. Ka pi ujë i kam përgatitur ushqimin në shtëpi. I thash le se të jep mami në shtëpi bukë. Jam detyru mu ndalë i ka hëngër dy hamburger dhe një shishe ujë. I thirra familjarët dhe u thashë qashtu po më thotë djali por nuk jam e sigurt”, ka thënë ajo.

Fjalë të mira ajo ka pasur vetëm për drejtoreshën.

“Këtu e kam edhe vajzën. Vajza po kalon shumë mirë. Drejtoresha më ka përkrahur dhe kemi me shku deri në fund. Ajo ka qenë gjithmonë me mua, me neve prindërve dhe me gjithë fëmijët e çerdhes. E falënderoj shumë por edukatorët nuk janë të sjellshme”, deklaroi tutje ajo.

Në pamjet e publikuara nga ambientet brenda çerdhes shihet teksa 3-vjeçari, tërhiqet zvarrë nga mësueset, ndërsa tashmë janë publikuar edhe foto nga lëndimet që ka marrë fëmija.

Përveç policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.

Spahiu: Isha në Beograd, kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’

Disidenti.net

Miratimi i rezolutës për Srebrenicën, këto janë vendet që votuan pro dhe kundër

Disidenti.net

Cirku i Vuçiqit në OKB, mbante flamurin serb dhe më pas sulmoi Gjermaninë

Disidenti.net