Disidenti
Lajme

Rrahman Jasharaj për 50 eurot e Qeverisë: Nuk na duhen, për lëmoshë i lusim ilaket dej në rrogë

Kryetari i Këshillit Grevist të Bashkimit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, sot, i shoqëruar me bashkëpunëtorë ka vizituar shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Aty ka ndodhur një incident, pasi ka pasur tentime për ta sulmuar Jasharajn, por kjo është evituar nga kolegët e Jasharajt.

Por çfarë tha Jasharaj para se të ndodhte incidenti?

Ai, fillimisht, i njoftoi të pranishmit për takimet me Presidenten ndërsa komentoi edhe rreth mospranimit të Kurtit për ta takuar atë.

Jasharaj tha se vendimi i Qeverisë për t’ua ndarë zyrtarëve publikë nga 50 euro është i papranueshëm.

“Kemi kërkuar diçka që është e vogël për shtetin tonë, 100 euro. Kjo 100 euro ka ardhë gjatë rrugëtimit tonë në luftë për ligjin e pagave, të cilin ata e vonun, e vonun dhe e vonun. Kolegë të nderuar, nuk kemi lënë derë, nuk kemi lënë njeri që e kom njoftë, që e kemi lutë që të shkojmë në dialog, sepse unë e di se edhe ju edhe ne, grevën nuk e duam. Por, pasi që nuk na mbet asnjë derë çelur… ju e dini bëmë grevën, atë grevën një orëshe. Por qeveria nuk deshti… dhe tek e fundit doli sa për të treguar se unë boj çka të du, nuk e nigoj askënd dhe doli me atë 50 euro.Që është një shumë që nuk është adresu si duhet dhe as dhe është një shumë që ne nuk na duhet. Ne për lëmoshë e për mëshirë i lusim ilaket ami 20 euro deri në pagë” ka thënë Jasharaj.

Milaim Zeka: Femrat e Kosovës janë të bukura, por 50% e e tyre, e kanë zërin si të meshkujve!

Disidenti.net

‘Gruaja e harruar’ e protestës së 1 tetorit: I dhamë fund heshtjes, Albin Kurti ishte aktivist i shquar

Disidenti.net

Vajzat nga Peja që u gjetën s’pranuan të kthehen në shtëpi – Flet babai i njërës prej tyre

Disidenti.net
Disidenti

Rrahman Jasharaj për 50 eurot e Qeverisë: Nuk na duhen, për lëmoshë i lusim ilaket dej në rrogë