Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë personin e dyshuar për përleshjen fizike që ndodhi para disa ditësh në një lokal në fshatin Banjë të Istogut, ku si pasojë mbetën dy persona të lënduar, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Prokurorisë thonë se bëhet fjalë për një 35-vjeçar, H.H., i cili po kërkohej nga policia pasi dyshohet se është përfshirë në këtë përleshje.
Në ditën kritike, Policia ka arritur të sigurojë prova që dëshmojnë se ai i kishte sulmuar viktimat, por përkundër kërkimeve, i njëjti s’ishte kapur.
Pas disa ditësh qëndrim në arrati, i dyshuari dje vendosi të dorëzohej vet në polici, ku ka dhënë deklaratën e tij për rastin dhe ka përfunduar në ndalim policor.
Me urdhër të Prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.