Disidenti
Lajme

Rohde: Kancelari erdhi këtu sepse Kosova ka shënuar përmirësim në luftën kundër korrupsionit

0Shares

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur historike vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Kosovë.

Në emisionin “Kallxo Përnime” Rohde tha se vizitat nga krerët shtetërorë të Gjermanisë janë të ndërlidhura edhe me performancën në luftën për sundim të ligjit.

Sipas tij, Gjermania mbështet çdo qeveri që ka agjendë reformash që kanë për qëllim luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.

Në këtë aspekt, ambasadori thotë se po i shohin “rezultatet e para të kësaj Qeverie”.

“Unë nuk mund të flas për të kaluarën, mirëpo vitin e kaluar ministri i atëhershëm për Punë të Jashtme i Gjermanisë, ministri Maas erdhi në Prishtinë. Në të kaluarën ka pasur disa ulje të performancës në luftën për sundim të ligjit. Ka pasur deklarata që kam bërë unë dhe ambasadorët e tjerë të Quint-it rreth zhvillimeve ku nuk jemi plotësisht në linjë me vendimet e Qeverisë, për shembull çështja e zgjedhjeve të Serbisë, vendimet gjyqësore ku kemi kërkuar zbatimin e këtyre vendimeve. Po e them përsëri që ne nuk duam që vetëm Kosova por i gjithë Ballkani Perëndimor të integrohen në strukturat evropiane. Për të ndodhur kjo, edhe ne duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë por njëjtë duhet të bëjnë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën”, tha ambasadori.

“Për herë të parë në pesë vjet, Kosova ka shënuar përmirësim në indeksin kundër korrupsionit, në të kaluarën ka pasur ulje të pikëve, gjë që çmohet”, tha ai.

Më tutje ambasadori përmendi faktin se Gjermania është investitori më i madh dhe se është shtëpia e numrit më të madh të diasporës, “ngase gati gjysmë-milioni kosovarë apo gjermanë me origjinë nga Kosova tani jetojnë në Gjermani”.

“Të gjitha këto kur kombinohen me situatën në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor, dhe faktin që Qeveria e Kosovës ka qenë e para që brenda ditës i është bashkuar sanksioneve të BE-së, dhe në një farë mënyre kur dikush viziton dikënd, së pari shkon i sheh personat më të afërt apo familjen, pra njerëzit me të cilët ndan vlerat e njëjta”, deklaroi ambasadori në “Kallxo Përnime”.

Më 10 qershor 2022, kancelari Olaf Scholz kishte nisur një udhëtim dyditor në Evropën Juglindore.

Stacionet ishin kryeqytetet Prishtina (Kosovë), Beogradi (Serbi), Shkupi (Maqedonia e Veriut) dhe Sofja (Bullgari) si dhe Selaniku në Greqi.

“Duaja më e mirë është stupci, dajaku” – Shefqet Krasniqi thotë se personat që merren me kazino duhet rrahur

Disidenti.net

Tentim vrasje në Istog, theret me thikë një person – dy të arrestuar

Disidenti.net

Këta janë dy të dyshuarit për tentim vrasjen në Kolovicë, po kërkohen nga Policia

Disidenti.net