Disidenti
Lajme

Rilind Gërvalla zgjidhet drejtor i RTK-së për kanalet shqip

0Shares

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka zgjedhur të martën Rilind Gërvallën drejtor të RTK-së për kanalet shqip (1,3 dhe 4).

Bordi ka bërë të ditur se ai është zgjedhur në këtë pozitë me tetë vota për dhe asnjë kundër.

“Bordi i RTK-së me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e z. Rilind Gërvalla në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së (RTK1, 3, 4). Në mbledhjen e sotme u diskutua edhe për zhvillime të tjera në RTK”, thuhet në njoftim.

Gërvalla është konsideruar aktivist i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Nga Bordi i Radio Televizionit të Kosovës i thanë KOHËS se Gërvalla nuk ka qenë pjesë e këtij subjekti.

“Lidhur me raportimet që janë bërë, Administrata e RTK-së ka kërkuar nga subjekti në fjalë informacione nëse kandidati ka qenë pjesë e Këshillit Organizativ, apo ndonjë strukture tjetër, siç është cekur me ligj. Nga ai subjekt (Vetëvendosje v.j.) ka ardhur konfirmimi që i njëjti nuk ka qenë në këto struktura”, deklaroi Besnik Boletini, anëtar i Bordit.

Ai tha se Gërvalla ka punuar në RTK nga viti 2000, por s’ka pasur pozitë menaxheriale.

 

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net