Disidenti
Sport

Real Madrid heq dorë nga dyshja e ëndrrave, zgjedh një ndërmjet Mbappe dhe Haaland

0Shares

Real Madrid i ka idetë e qarta për këtë merkato vere. Profili që josh më shumë dhe që e ndjekin prej kohësh është i Kylian Mbappe, me francezin që është gjithnjë e më larg rinovimit të kontratës me PSG. Sipas “AS”: Perez dëshiron të transferoj në Madrid një yll të futbollit botëror, i aftë të sjell të ardhura nga fushatat publicitare, marketingu etj. Mbappe përfaqëson më së mirë këtë ide të presidentit, kampion bote në fuqi, një talent i pastër dhe një nga të paktit në qarkullim që mund të zëvendësojë dyshen Ronaldo-Messi.

Mbappe

Një objektiv tjetër po aq i rëndësishëm është edhe Erling Haaland, në dalje gjatë merkatos së verës. Perez është takuar edhe me përfaqësuesit e tij por për momentin, Mbappe mbetet preferencë e parë. Gjithnjë sipas “AS”, përjashtohet mundësia që të dy të transferohen brenda kësaj vere në Madrid, një operacion i tillë është shumë i kushtueshëm.

Fikret Shatri me ‘Djemtë e Bjeshkës’ debutojnë në Superligë: Kemi ëndrra dhe qëllime, Istogu në hartën e basketbollit të Kosovës

Disidenti.net

UEFA merr vendim për incidentin në ndeshjen Rumani – Kosovë, ky është dënimi

Disidenti.net

Dalin në shitje biletat për ndeshjen ndaj Çekisë, interesimi i jashtëzakonshëm bllokon faqen e federatës

Disidenti.net
Disidenti

Real Madrid heq dorë nga dyshja e ëndrrave, zgjedh një ndërmjet Mbappe dhe Haaland