Disidenti
Lajme

Rasti Vizat – Gjykata merr vendim për Ukë Rugovën

0Shares

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues lidhur me veprën penale krim i organizuar ndaj ish-deputetit Ukë Rugova, ish-ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, Qefser Bahollit dhe Izet Beqirit, ndërsa aktgjykim dënues për armëmbajtje pa leje ndaj Rugovës, Bahollit dhe Beqirit.

Ata ngarkoheshin se duke vepruar si grup kriminal, për qëllime të përfitimit material, i kanë pajisur qytetarët në mënyrë të jashtëligjshme me viza shengen nga Ambasada Italiane në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, avokati i tij Nexhat Shabani.

“Është liruar nga akuzave për krim të organizuar. Është dënuar vetëm për armbajtës pa leje me 6 mijë euro”, tha ai.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarve në këtë rast, u shpall të enjten nga kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dërmaku.

Gjykatësja Dërmaku tha se të akuzuarit Ukë Rugova, Izet Beqiri, Astrit Haraqija dhe Qefser Baholli, konform nenit 363, pika 1.3 të Kodit të Procedurës Penale, lirohen nga akuza në pikën 1, 2, 4 dhe 5, pasi nuk u provua se kanë kryer veprën penale “Krim i organizuar” nga neni 383, par.2 lidhur me veprën penale “Kontrabandim me migrantë” nga neni  170, par.1 dhe 2 të Kodit Penal.

Sipas aktgjykimit, për Ukë Rugovën gjykata ka bërë ricilësimin  nga paragrafi 2 në paragrafin 1 për veprën penale armëmbajtje pa leje, pasi që të njëjtin e gjeti përgjegjës për posedimin e dy revoleve.

Putin: Ata që dërgojnë forcat e tyre në vendin tonë, do të përballen me pasoja tragjike

Disidenti.net

Hajnat bëjnë kërdi në një banesë në Prishtinë, vjedhin rreth 88 mijë euro para të gatshme

Disidenti.net

Kurti s’mori pjesë në Samitin në Tiranë, Krasniqi: Kryeministër idhnak ku je? Kfjellu

Disidenti.net