Disidenti
Lajme

Ramush Haradinaj flet për bashkëpunimin me VV’në, thotë se oferta e tij në zgjedhje ishte që ai të bëhet president

0Shares

Aktualisht në Kosovë janë dy kandidatë për president të vendit. Këtë post synon ta marr Vjosa Osmani me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Ramush Haradinaj me propozim të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).


Lidhur me këtë çështje Haradinaj është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, ku u diskutua edhe për manipulimet me vorta në listën e kësaj partie.

Haradinaj tha se në zgjedhjet e 14 shkurtiti, kjo parti ka pasur një oferttë e që ka qenë ajo e presidentit.

“Nuk po flasin për pozita. Aleanca ka dal në zgjedhje ka pasur një ofertë. Nëse dëshiron që dikush të flas me ne jemi të hapur. Ata që dihet që nuk na e merr askush, opozitë jemi dhe do të jemi në shërbim të vendit”, ka thënë ai.

Haradinaj më tutje bëri të ditur se oferta e AAK-së që ai të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës qëndron ende.

“Kemi dal me ofertë dhe kemi po atë ofertë. Nëse dikush kërkon partneritet me ne, nëse jo atëherë ne i ndihmojnë nga pozicioni i opozitës”, ka thënë ai.

Kujtojmë që Lëvizja Vetevendosje ka paralajmëruar që do të zhvillojë biseda me partitë e tjera për cështjen e presidentit.

Kjo parti synon që Vjosa Osmanin ta bëj presidente të vendit.

Fondacioni Golden Eagle bën thirrje për krijimin e fondit për Policinë e Kosovës, ndanë 30,000 euro

Disidenti.net

Mirena: Afrim Bunjaku, që sot ra në detyrë, shteti nuk i ka garantuar as sigurim shëndetësor, as sigurim jetësor, e Qeveria ua ka hequr edhe shtesat për rrezikshmëri në punë

Disidenti.net

“Ma shpejt se t’i jepi 2-3 shuplaka”/ I riu në Prishtinë kapet me Policinë pasi e gjobitën për shkelje në trafik

Disidenti.net
Disidenti

Ramush Haradinaj flet për bashkëpunimin me VV’në, thotë se oferta e tij në zgjedhje ishte që ai të bëhet president