Disidenti
Lajme

Rama e ” godet” Kurtin: Mos shpifi o …..

0Shares

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar dhe refuzimin që qeveria e Kosovës ka bërë për dozat e vaksinave nga Shqipëria.

Rama është shprehur se është zgjidhje e tyre të pranojnë ose jo ndihmën tonë, por ne jemi të gatshëm dhe i kemi taksur dozat e vaksinave për arsimtarët në Kosovë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nuk ka asnjë problem me kryeministrin Kurti dhe se nuk i intereson aspak se kush është personi drejtues mjafto që mos ketë situatë dhe të mos ndodhin shpifje siç ndodhi me një kryeministër më parë në Kosovë.

Gjithashtu ai sërish ka kritikuar BE për politikën e ndjekur nga Bashkimi evropian për fushatën e vaksinimit.

“Me fushatën në Shqipëri merret Albin Kurti unë nuk merrem me fushatë në Kosovë. Ne jemi të gatshëm që të vaksinojmë mësuesit. Nuk e gjykoj fare refuzimin që bënë autoritetet në Kosovë. E respektoj kryeministrin pavarësisht si e ka emrin dhe çfarë pozicioni ka, unë nuk futem në këtë mes mjafto që të mos shpifi siç ka bërë në të shkuarën një kryeministër më parë”, ka thënë Rama.

Fondacioni Golden Eagle bën thirrje për krijimin e fondit për Policinë e Kosovës, ndanë 30,000 euro

Disidenti.net

Mirena: Afrim Bunjaku, që sot ra në detyrë, shteti nuk i ka garantuar as sigurim shëndetësor, as sigurim jetësor, e Qeveria ua ka hequr edhe shtesat për rrezikshmëri në punë

Disidenti.net

“Ma shpejt se t’i jepi 2-3 shuplaka”/ I riu në Prishtinë kapet me Policinë pasi e gjobitën për shkelje në trafik

Disidenti.net
Disidenti

Rama e ” godet” Kurtin: Mos shpifi o …..