Disidenti
Lajme

Rama “bisedë” me veten: Do ikësh? Jo s’kam mbaruar punë akoma!

0Shares

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në mediat sociale me anë të së cilës, në mënyrë simbolike, përsërit atë që e deklaruar shpesh së fundmi: “Kam ende punë të mbetura për gjysmë.” Fotomontazhi i postuar të jep idenë sikur Rama është duke folur me veten e tij. Njëri pyet: Do ikësh? Dhe tjetri mohon, duke shtuar se nuk ka mbaruar punë akoma.

Kujtojmë se kreu i qeverisë është duke kërkuar mandatin e tretë, duke argumentuar se i duhet më tepër kohë për të vazhduar rrugën e reformave dhe ndryshimeve që kanë nisur para 7 vitesh dhe, sipas tij, nuk duhen ndërprerë në këtë pikë.

Rama është shprehur po ashtu, se me vendimin që marrin për 25 Prillin shqiptarët duhet të kenë parasysh se PS do të fitonte mandatin e tretë ndërsa Basha, Berisha, Meta dhe Kryemadhi do fitonin mandatin e pestë në këto vite.

Vuçiq e quajti Beg Rizajn terrorist, reagon vëllai i ish-luftëtarit të UÇK-së: Lufta ndaj kriminelëve të tillë, është pastrim për tokën!

Disidenti.net

Politikani serb: Është e qartë tani se Oliver Ivanoviq u vra nga Serbia, aktin e kreu Radjoçiqi

Disidenti.net

Si ka funksionuar grupi terrorist serb? – Policia e Kosovës publikon disa video të reja

Disidenti.net
Disidenti

Rama “bisedë” me veten: Do ikësh? Jo s’kam mbaruar punë akoma!