Disidenti
Lajme

Radoiçiq del me një deklaratë për Kurtin: Koha do të tregojë kush do të paguajë në fund

0Shares

Nënkryetari i Listës Serbe, i njohur si “bossi” i veriut të Kosovës, Milan Radoiçiq me anë të një komunikate i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, pas takimit në Bruksel, duke i thënë se “koha do të tregojë se kush do ta pësojë dhe do ta paguajë në fund”.

Në deklaratën e lëshuar nga Lista Serbe, thuhet se Radoiçiq e ka quajtur Kurtin pushtues.

“Kërcënimi që i dërguat sot Listës Serbe nga Brukseli dhe në radhë të parë popullit serb, tregon qartë se ju Albin Kurti nuk doni dialog, nuk doni paqe, por doni konflikte dhe hakmarrje ndaj atyre që nuk mund t’i blini apo thyeni. Prandaj e shfaqët fytyrën tuaj të vërtetë para syve të të gjithë komunitetit ndërkombëtar sot”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kurti nuk mund ta frikësojë as Listën Serbe e as popullin serb në Kosovë.

“Jemi të vetëdijshëm se kërcënimi juaj nuk është naiv sepse në të kaluarën keni treguar se mund të shkaktoni kaos, të nxisni konflikte dhe urrejtje, të abuzoni me institucionet. Dua t’ju them se nuk na frikësoni as ne në Listën Serbe, as popullin serb”, ka shtuar ai.

I arrestuar për kanosje ndaj kryeministrit Kurti, rapsodi i njohur publikon këngë në përkrahje të Faton Hajrizit

Disidenti.net

Arrestohet kreu shqiptar i grupit kriminal “Dreshaj” në Mal të Zi

Disidenti.net

“S’mundesh në çdo përgjigje ta mashtrosh opinionin”/ Hoti akuzon Muratin se po mashtron qytetarët me shifra

Disidenti.net