Disidenti
Lajme

Qytetari e rrah shitësin e drunjëve në Istog, e mashtroi në metra

Përveç çmimeve të larta që kanë drunjtë për ngrohje, një problem tjetër janë edhe mashtrimet me të cilat përballen qytetarët kur bëhet fjalë për sasinë e saktë të drujve për të cilën paguajnë. Me të tilla dyshime u përball edhe një person në fshatin Cerrcë të Istogut, por që hasi në telashe me të riun që e pagoi.

E gjithë ngjarja ka ndodhur dje gjatë ditës, kur një person dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një 22-vjeçar, të cilin e pagoi që t’ia priste dhe t’ia bartte drutë për dimër.
Sinjali raporton se gjithçka ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjes që kishte viktima me të dyshuarin, pasi 34-vjeçari dyshonte se nuk janë të gjithë drujtë të cilët i ka kërkuar dhe për të cilët janë marrë vesh.

Kjo si duket e ka nervozuar shumë të dyshuarin, i cili pas konfliktit verbal ka eskaluar në dhunë fizike ndaj 34-vjeçarit, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore me anë të goditjeve.
Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion të Policisë për intervistim, ku para hetuesve policorë e ka pranuar se ka grushtuar viktimën.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

“Jam në gjendje të jap dorëheqje”

Disidenti.net

Qeveria do të ndajë 3 milionë euro për byzylykë që do u vendosen të dyshuarve për sulm ndaj grave

Disidenti.net

Adi Krasta drejtor i ri i RTK-së?

Disidenti.net
Disidenti

Qytetari e rrah shitësin e drunjëve në Istog, e mashtroi në metra